>
BIOSHQIP

Edona Llalloshi, Me Surpriza Për Festat E Fundvitit

08-11-2012
Pas një vere të suksesshme me mjaftë punë dhe angazhime muzikore, këngëtarja Edona Llalloshi ka menduar që edhe në këtë fund vit të sjellë befasi për adhuruesit e saj. Mbase ajo sapo ka përfunduar punën në një këngë të re, të cilën do ta emëroj së shpejti dhe gjatë këtyre ditëve do të nisë edhe xhirimet e videoklipit me produksionin "EMF Creative". "Sapo kemi përfunduar një këngë të re bashkë me Bahri Zariqin, këngën shumë shpejt do ta emëroj dhe kam përshtypjen se kënga do të pëlqehet në publik sepse është bërë një punë shumë e madhe në të", ka thënë ajo për "Zëri". Kënga shtjellon një tematikë dashurie ku përmban një ritëm modern duke mos i ikur stilit të Edonës.
(K. Bajrami / zeri)

Edona Llalloshi, Me Surpriza Për Festat E Fundvitit