>
BIOSHQIP

Edona Llalloshi: Nuk Ua Vë Veshin Fjalëve Të Këqija

24-02-2013
Pas lindjes së Doas, vajzës së saj, ajo kohën e menaxhon më ndryshe. Këngëtarja ka kaluar një vit që ka fituar një tjetër titull fisnik atë të nënës.

Edona Llalloshi ka rrëfyer për gazetën ‘Kosova Sot’ se është e lumtur që ka pranuar të këndojë një këngë të krijuar nga të rinjtë. Ndërsa nuk ka pasur ndonjë surprizë shumë të madhe për Festën e të dashuruarve.

Thjesht e kanë kaluar në një darkë familjarë në një restorant të qetë në Prishtinë. Por, çfarë ka dhënë ajo si personazh publik në këtë përvjetor të pestë të shtetit të Kosovës? E mësoni gjatë leximit të intervistës.

“Kosova Sot”: Kishe frikë të këndosh një këngë të krijuar nga të rinjtë?

Edona Llalloshi: Jo aspak, ku ta kem fatin të kem një këngë të mirë. Të rinjtë kohëve të fundit po bëjnë këngë shumë të mira, kënga ime e fundit ‘Le t"folin’ është punuar nga ‘Rock sity’.

“Kosova Sot”: Edona çfarë thotë kur flasin keq për të?
Edona Llalloshi: Natyrisht se nuk më vjen mirë, e sidomos kur nuk kanë arsye, por megjithatë nuk ua vë shumë veshin.

“Kosova Sot”: Cila është kënga jote, të cilën ia këndon më shumë vajzës?
Edona Llalloshi: ‘Daba daba’ është kënga më e preferuar e Doas, e cila ka dëshirë shumë që t’ia këndoj.

“Kosova Sot”: Po bashkëshorti yt me cilën këngë tënden është më tepër i dashuruar?
Edona Llalloshi: Pothuajse me të gjitha, nuk na ka rënë rasti për ta veçuar ndonjërën.

“Kosova Sot”: Ku ishte Edona më 17 shkurt?
Edona Llalloshi: Më 17 shkurt isha në Kosovë.

“Kosova Sot”: Çfarë mendon që ju si një artiste keni dhënë ose jeni duke dhënë për pavarësinë e Kosovës?
Edona Llalloshi: Nuk kam çfarë të mendoj, mundohem të jem qytetare e denjë e Kosovës, i paguaj taksat me rregull.
(Maksim Gjokaj)

Edona Llalloshi: Nuk Ua Vë Veshin Fjalëve Të Këqija