>
LETERSISHQIP

Do Të Më Mungosh

Do të më mungosh

Sa do të doja,
që kur të thërrisje,
të vija me vrap,
të të përqafoja.

Do të më mungojnë,
përrallat e tua
që më bënin të flija

Si mund të hyj në dhomën tënde
kur ti nuk je aty?
Kujt do t’i trokas në derë,
t’i them :
‘Shihe çfarë surprize
kam për ty!’? .

Do të vij çdo ditë
tek ti, engjëlli im.
Tani që po shkon,
do të mbetem si jetim.

Çdo hap që do të bëj,
do të më përcjellë hija jote.
E di që gjthmonë do t’kem pranë
por jo në vend të kësaj toke .

Do të më mungojnë netët
që rrinim bashkë.
Do të më mungojnë sekretet,
Që t’i tregoja gjithmonë.

Do vij te ti,
mos u brengos.
Do të vij me lule,
vendin ta ajros.

Do t’sjell trëndafila,
Varrin që ta zbukuroj.
Do t’jem gjithmonë me ty.
Mos harro!