>
LETERSISHQIP

Mungesa Jote

Mundohem kot.
Mundohem, por s’ia dal dot.
Mundohem me zemër e shpirt,
mundohem që ta thërras një ditë.

Më mungon thellë në zemër.
Më mungon si asgjë tjetër.
Më mungon se nuk të shoh.
Më mungon sa shumë më do.

Si ta zgjoj, t’i hapë sytë?
Si t’i them që s’ka të dytë,
se malli për të,
po më mbyt?