>
LETERSISHQIP

17 Shkurti

Më jep një arsye.
Dhe unë do largohem.

Më jep një arsye,
Që unë të nevrikosem,

Më jep një arsye,
Sekretin të ta them,

Më jep një arsye,
Të qëndroj në këtë vend,

Më jep një arsye,
Kokën lart ta mbaj.

Më jep një arsye,
Të jem krenar që jam SHQIPTAR.

Ta them në ty një arsye,
Dhe mirë për këtë mëndo.

Jam një Shqiptar,
Këtë mos e moho.

Smund të luash me mua,
E as me vendin tim

I kam rritur me këto duar,
Një popull trim.

Prandaj kokën lart e mbajm.
Dhe gëzoj pavarsin.

Urime ti Kosovë,
Ta gëzosh lirin.