>
BIOSHQIP

Elhaida Dani Në Finalen E Eurovizionit

19-05-2015
Këngëtarja Elhaida Dani ka prezantuar sot Shqipërinë në festivalin europian me këngën "I'm Alive" ku ka performuar e 14-ta me rradhë në natën e parë gjysmëfinale e cila u mbajt sonte në Vienë. Ishin plot 15 minuta ku populli evropian kishte mundësinë që të votonte shtetin favorit dhe në fund të mbrëmjes erdhi edhe verdikti final. Shqipëria do të jetë pjesë e finales së EuroSong 2015. Elhaida u paraqit në këtë festival me një këngë të punuar nga Zzap & Chriss, me tekst nga Sokol Marsi dhe me veshje të stiluar nga Valdrin Sahiti.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Elhaida Dani Në Finalen E Eurovizionit