>
BIOSHQIP

Elhaida Dani Dështon Në Eurovision!

23-05-2015
Elhaida Dani ka marrë më së paku pikë në historinë e përfaqësimit të Shqipërisë në finale të Eurosongu-ut. Ajo u rendit në vendin e 16-të me vetëm 34 pikë, që është me keq se Aurela Gaqe, Kejsi Tola, etj. Elhaida me këngën e saj “I’m Alive” nuk ka marrë as votat që në shikim të parë dukeshin të sigurta. Shqipëria nuk ka marrë vota nga Zvicra, Gjermania e Britania e Madhe, ku ka numër të madh të shqiptarëve. Maqedonia është shteti i vetëm që ia ka dhënë 12 pikë ndërsa dhjetë pikë i siguroi nga Mali i Zi. Pra, Rona Nishliu mbetet mbretëresha shqiptare e Eurosongu-ut me këngën “Suus” e cila u pat renditur në vendin e pestë.
(Indeksonline)

Elhaida Dani Dështon Në Eurovision!