>
BIOSHQIP

Elhaida Dani, Dëshira E Radhës “Sanremo”

06-08-2013
Mbiemrat për të mund të hidhen në mbeturina, duke rrezikuar që të digjen bashkë frazat karizmatike. Sa për “kurrikulumin” profesional, mundet ta shkarravisni qetësisht në heshtje nga pyetjet e ndryshme që përmenden në formular, përgjatë fazës së shoët të Festivalit 2013 të Viçensias. Mjafton pastaj t'i bëj të ditur lexuesit se ajo ja vlen të lexohet. Nuk është një intervistë dosido, sa për të shprehur impersionet një vajzë që flet për humanizëm. “Me kokën mbi shpatulla”, me përulësi të madhe dhe tani e vetëdijshme për aftësitë e saj artistike, më unike se në fillim, mund të garantojë një të ardhme “të madhe” në çdo kuptim! Sigurisht, që vjen nga një shfaqje talentesh, si protagoniste ose më pak, jo gjithmonë (përjashtojmë një pjesë) duke gjetur lehtësisht rrugën e suksesit, me të vërtetë! Për Elhaidën ne jemi të gatshëm për të vënë bast, se tani, qoftë nga mosha që ka, tashmë ka një “background” profesional shumë të respektuar, qoftë për faktin se zotëron talent vokal, unik e karizmatik, që pak në botë mund ta kenë. Prandaj në rastin e Danit ( e cila sakrifikon, madje dhe në nivel personal dhe familjar, duke duruar largësinë) meritokracia dhe përulja nuk mund të durohen vetëm, pothuajse detyrimisht, drejt një të ardhme plot me befasi, si profesionalisht dhe personalisht. Për fat të keq nuk mundëm ta pyesnim për ndonjë kuriozitet përfundimtar (siç u tha më sipër, sepse thirrjet për provat e Elhaidës, na detyruan të mbërrijmë në fund të intervistën me herët sesa e kishim parashikuar) në këtë rast, kuadrin e përgjithshëm e arritëm, me zor, por me radhitjen e fakteve. Përshtypja (dhe jo vetëm) është se ajo me të vërtetë tregon pranin e një artisteje të madhe dhe ( e cila natyrisht që është e mirë) të një gruaje të shquar. Si përfundim, ajo dihet, ashtu sikurse bota e di, nevojë e pamohueshme, e njerëzve (dhe artistëve) "natyrisht të mëdhenjve" (e vërtetë) si ajo! Ja përse ndonjëherë, dhe në "The Voice" vjen... ajo e puthi artin, nga meritokracia e Zotit (Allahut, Jezusit, Krishtit, kush është për atë). Mëse e mjaftueshme! Keni studiuar për piano në moshën 6-vjeçare, jeni regjistruar në vitin e parë të universitetit për muzikologji, jeni përjashtuar nga “Amici” dy vjet më parë, fiton “The Voice od Italy”, por në vendin tuaj keni pasur arritje të ndryshme (në vitin 2009 ke fituar “Star Akademinë” dhe pastaj dhe konkurse të tjera ndërkombëtare, apo duke përfshirë dhe Festivalin “Top Fest”, ku u shpallët fituese me këngën “S’je më”, hit i suksesshëm. Si fillim karriera juaj nuk është keq ... Epo mirë, shikoj se jeni shumë të informuar… Po, është e vërtetë, unë i kam bërë të gjitha këto. Kam filluar të kënduarit “profesionalisht” në qoftë se mund të thuhet kështu, vetëm kur isha 16 vjeç, dhe përse unë këndoja në shtëpinë time, me mamanë dhe me familjarët e mi, qëkurse kam qenë e vogël. Në vitin 2009 kam fituar konkursin e parë, versioni në shqip i ”Star Akademi”, që nga ai moment fillova të punoj në televizion dhe nuk jam ndarë më nga muzika. Artistikisht duhet ta doni shumë Franco Iannizzi-n e Radio Web, avokaten Stefania Patrenga (që ju kanë mundësuar të jeni pjesëmarrëse në një festival në Rumani) dhe Riçrdo Cocciante, që ju ka ndihmuar në suksesin e “The Voice”. Ndoshta, por megjithatë “falenderimi” më i madh shkon për veten tuaj, a nuk e mendon? Falënderimi më i madh shkon për mamin, babin, familjen time dhe Zotin, që më ka dhënë këtë dhuratë të madhe. Këta janë personat që duhet të falënderoj më shumë. Pastaj Iannizzi Franco, të cilin e kam takuar në një festival jashtë vendit në Rumani (ku ai më ftoi) dhe në atë rast më ka ftuar dhe në Itali për të bërë diçka së bashku; më ka bërë të ditur se në Itali zhvillohej “The Voice of Italy”, më pas më priti dhe më ka ndihmuar me të gjitha. Sigurisht, që për mua, ka qenë një ofertë shumë e bukur, një ëndërr e realizuar të cilës unë i thashë menjëherë po. Që prej asaj kohe bashkëpunojmë së bashku me avokaten Stefania Petrenga, Roço Palazzo dhe Angelo Bellino. Si ishte kthimi juaj në Shqipëri pas suksesit në “The Voice”? Buzëqeshja e bukur e Elhaidës ndryshoi përsëri ... Jemi kthyer në dhjetëditshin e parë të qershorit, së bashku me Riçardo Cocciante, që ishte personi që më ka ndihmuar kaq shumë gjatë eksperiencës në "The Voice", është me të vërtetë një fat që e kam njohur, unë duhet ta falënderoj shumë që më dha këtë mundësi duke besuar tek unë. Pastaj shkuam së bashku (na ka pritur) Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë (Bujar Nishani). Duhet të them se ajo ishte një fundjavë e mrekullueshme që unë nuk e kisha ëndërruar kurrë në jetën time, por unë jam shumë e lumtur që kanë jetuar në ato ditë, të cilat ishin vërtetë një mrekulli. Si ndryshoi në fakt dita juaj, marrëdhëniet me miqtë dhe njerëzit? Marrëdhënia ime me shokët ka ndryshuar që nga janari, që kur unë u nisa për në Itali, për shkak se ata janë në Shqipëri dhe unë jam këtu, ku tashmë kam takuar njerëz të tjerë të mrekullueshme, kam shumë miq italianë, por miqtë më të afërt për mua, mbeten ata me të cilët jam rritur. Të themi se ka ndryshuar vetëm fakti që ne nuk shihemi dhe se duhet të flasim vetëm nëpërmjet internetit ose celularit. Albumi i parë i Elhaida Danit Na flisni pak rreth albumit tuaj "Elhaida Dani" (e cila përbëhet nga shtatë këngë të nxjerra nga Universal) në të cilat ka bashkëpunuar Riçardo Coçiante dhe Kekko Silvestre i Modà… Po, është e vërtetë. Është albumi im i parë dhe jam entuziaste në lidhje me këtë. Ka tre këngë të cilat i kam kënduar gjatë "The Voice", të cila janë: "Adagio", "Nëna di më së miri" dhe "Pa dhimbje" nga Lucio Battisti, pastaj përfshihet një tjetër në anglisht "Kur dashuria thërret emrin tuaj", e cila është kënga që më ka kompozuar Riçardo Coçciante, gjejmë dhe një tjetër këngë në anglisht "Në qiell për pak kohë", dhe përveç kësaj edhe një tjetër këngë që ka firmën e Kekko të Modàs, me titull "Puthëm dhe mjaft”. Mund të them se jam me shumë fat që kam bashkëpunuar me studion Universal. Cilat janë pikat e referimit artistik dhe me kë do të donit që të këndonit në duet? Ah! Ka kaq shumë ... Në mesin e këngëtarëve italianë janë shumë që në të vërtetë unë do të doja të këndoja në duet, por tani në këtë moment, nuk e di se ç’të them ... Ndoshta tani më vjen ndër mend Raphael Gualazzi dhe Simone Cristiçhi, por më pas janë dhe shumë këngëtarë të tjerë italianë. A keni një lloj muzike të preferuar apo doni hapësirë? Më pëlqen shumë që të eksperimentoj me zhanre të shumta, por ato me të cilët unë ndihem më mirë janë ata të R & B dhe Pop-R & B. Çfarë emocionesh ndjetë duke punuar në studio, në TV dhe në skenë? Hmm ... kur e përjeton drejtpërdrejt ngelet gjithmonë emocioni më i bukur, sepse janë njerëzit që të shikojnë, pastaj kur këndon "live", është diçka tjetër. Sidomos për ne artistët që këndojmë dhe nuk bëjmë gjoja sa për tu dukur. Të këndosh realisht është gjithmonë e bukur, sepse kudo që të shkosh, audienca është gjëja më e rëndësishme për një këngëtar që shikon audiencën duke kënduar këngët e tij (dhe që e gjithë pjesa tjetër rri e dëgjon me vëmendje) është tamam bukur. Suksesi dihet, por çfarë përvoje ishte "The voice of Italy" për ty si përsa i përket marrëdhënies me bashkëmoshatarët e tu, kolegët dhe me katër trajnerët? Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur, shumë e rëndësishme, sepse më ka sjellë këtu ku jam tani, që të jem pjesë e "Festivalit Show” dhe e shumë festivaleve dhe koncerteve të tjera që kam bërë këtë verë. Ishte shumë bukur sepse kam punuar me profesionistë si Riçardo Cocciante dhe Raffaella Carrà, duke mundur të njohë persona që nuk të ndodh ti takosh dy herë në jetë. Unë e konsideroj veten me shumë fat! Në të njëjtën mënyrë, dhe që kam mundur të njoh shumë artistë të rinj, të cilët ishin të gjithë konkurrent tek "The Voice", ishte një përvojë që më bëri të marr shumë në lidhje me këtë botë. Fitoren a e prisnit? Dhe kujt ja dedikoni? Gjithmonë fitoren ia dedikoj familjes time, që ka bërë shumë përpjekje duke më ndihmuar mua të realizoj të gjitha dëshirat e mia. Përkushtimi im shkon për ta. Sa për suksesin, atë nuk e prisja, megjithatë, sa herë qasesha drejt fundit (në episodet të ndryshme) më ka shkuar në mendje se unë mund të isha fituesja. Në përgjithësi fituesi i një talenti është promovuar pothuajse menjëherë në "Sanremo". Gati për hapin e madh? Duke supozuar se Festivali i Sanremos është ende një pasazh ambicioz ... Nëse ndodh, nuk mund të jetë më një pasazh ambicioz, por një ëndërr e realizuar. “Sanremo” për mua është ëndërr, një festival që e kam ndjekur që nga fëmijëria… Nuk e di, sot po flisja për këtë gjë me menaxherin dhe nuk e di nëse do të marrë formë, apo realizohet, por e di se do të isha shumë e lumtur. Keni një këngë të pa vdekshme për ekselencë? Ka shumë që tani nuk i di… Por mund të them se ka këngëtarë që kanë bërë shumë këngë të pavdekshme, midis të cilëve Michael Jackson, idhullin tim Whitney Houston etj ... Dashuria, hobi dhe besimi Pasioni dhe hobi? Më pëlqen të lexoj dhe të udhëtoj. Deri tani, këto të dyja. Vlerat në të cilat beson? Përulja dhe respekti. Mundohuni të përkufizoni veten në nivelin artistik, me mbiemra ... E pra, nuk e di se si mund t'i përgjigjem kësaj pyetje. O Zot çfarë pyetje! (shikojmë vuajtjen në buzëqeshjen e Elhaidës e cila vazhdon). Përsa i përket "Kur dashuria thërret emrin tuaj", çfarë është dashuria sipas jush? Është ajo që na bën të jetojmë si të dobishëm çdo ditë. Është dashuria përreth për partnerin tënd, por dhe për jetën, për prindërit apo dhe për të ndier më të mirën që ekziston. Sa për "Puthëm dhe mjaft", a keni një lidhje emocionale?A jeni e fejuar? Jo, ende jo. Pastaj tekstin ma ka shkruar Kekko, duhet të pyesim atë ... Vjen nga Shqipëria, ke udhëtuar në vende të ndryshme, si e shihni ju tematikën që lidhet me multi-etninë? Mund të mos i përgjigjem kësaj pyetje? Si të keni mundësi, nuk ka problem… Fakti është se më pyesin përherë këtë gjë, vetëm për këtë, më mirë të mos i përgjigjem… Përsa i përket besimit, cili është Zoti juaj? Ku, si në kë besoni? Dhe këtë! Zoti im! Unë jam myslimane dhe përherë kam besuar në fenë time. Nuk përpiqem të ndryshoj këtë lloj besimi, e rëndësishme është që unë të besoj në një Zot. Unë besoj në një Zot që për të gjithë njerëzit është kështu, që ai quhet Allah ( për ne myslimanët) ose për katolikët, Jezus. Për ta mbyllur, një mesazh, një slogan, për kë të doni… Mos ndalni kurrë së besuari kushdo qofshi dhe kudo që të ndodheni, se për çdo gjë që të ndodhë unë jam më i forti nga të gjithë dhe gjithçka! Ne nuk kemi asnjë dyshim, se pas artistes është një grua e madhe, me një të ardhme të ndritur. Përulësia, forca, karakteri dhe karizma nuk i mungojnë. Vëmë bast se ndodh rrallë në personalitetin tuaj dhe natyrisht mbi zërin tuaj të mrekullueshëm…! Faleminderit! Bio Ka studiuar piano që në moshën 6-vjeçare në shkollën ‘Prenkë Jakova’ në Shkodër. Ka marrë pjesë në talent–show “Star Akademi”, ku është shpallur fituese në vitin 2009. Më pas ka marrë pjesë në festivale ndërkombëtare si në Rumani, Bullgari etj. dhe në të gjitha është shpallur fituese e çmimit të madh. Në vitin 2009 ka regjistruar këngën e saj të parë “Si asnjëherë”, por konkurrimi i saj në festivale fillon nga Kënga Magjike (2008) ku këndoi "Fjala e Fundit" dhe më pas në vitin 2011, në festivalin e këngës në RTSH me "Mijëra Vjet" fitoi çmimin "Melodia më e mirë". Viti 2011 ishte i suksesshëm për të pasi në konkursin e “Suncane Skale” fitoi çmimin për artisten më të mirë të re. Në Festivalit “Zlaten Kesten” në Petriç, Bullgari u zgjodh "Best Singer". 2012-ta është një vit i paharruar për Elhaidën në Top-Fest u shpall fituese e çmimit të madh me këngën “S'je më”. Në vitin 2013, Elhaida Dani merr pjesë në ”The Voice Of Italy” ku fitoi çmimin e parë
(Indeksonline)

Elhaida Dani, Dëshira E Radhës “Sanremo”