>
BIOSHQIP

Elhaida Dani, Gati Për Hite Të Reja

20-09-2013
Këngëtarja me origjinë shkodrane Elhaida Dani vijon karrierën e saj në Itali. Prej disa ditësh ajo ka nisur të publikojë disa foto në faqen e saj në Twitter ku tregon se është duke vijuar aktivitetet e saj për prodhimin e produksioneve të reja muzikore. Fituesja e edicionit të parë të talent show-t “The Voice of Italy” këtë herë është shfaqur me një palë kufje duke iu drejtuar studios muzikore. Ajo çka binte në sy përveç faktit se Dani në çdo çast dëgjon muzikë ishin edhe buzët e lyera me ngjyrë të kuqe të ndezur. Ndërkohë jemi në pritje të hiteve të reja nga Dani.
(shqiptarja)

Elhaida Dani, Gati Për Hite Të Reja