>
BIOSHQIP

Elhaida, Në Shënjestër Festivali I Sanremos

09-10-2013
Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, ka pohuar se ajo është duke punuar intensivisht që të përgatitet sa më mirë për një prej festivaleve më të vlerësuara në botën e muzikës, Sanremo.

Elhaida, e cila fitoi The Voice of Italy po qëndron në Shqipëri për një paraqitje në një prej serialeve shqiptare dhe për “Vizioni i Pasditës” ajo ka deklaruar se po punon shumë për albumin e ri.



“Në Tiranë jam pas ftesës së drejtuesve të serialit “Apartamenti 2XL”, ndërsa në Itali gjithë kohën jam në studio duke regjistruar këngë. Jam duke punuar në albumin e ri, i cili do të prezantohet në fillim të vitit 2014”, theksoi ajo.

E pyetur se nëse ajo do të jetë pjesë e Sanremos, ajo konfirmoi pjesëmarrjen, po ashtu edhe dha shenja se pritet të lë gjurmë në skenën e magjishme të këtij festivali.

“Jam duke punuar, pasi dua të kem një material shumë të mirë për të përfaqësuar veten në festivalin Sanremo”, përfundoi Elhaida.
(Telegrafi)

Elhaida, Në Shënjestër Festivali I Sanremos