>
BIOSHQIP

Elhaida Dani Kujton Disfatën Në “Ethet E Së Premtes”

16-10-2013
Fituesja e versionit italian të “The Voice”, Elhaida Dani, tregon se ishte ndier e demoralizuar pas eliminimit të spektaklin shqiptar për talentë, “Ethet e së Premtes” kur ishte në moshë të re.



“Isha 15 vjeçe, dridhesha nga emocionet dhe akoma nuk e kisha vendosur se çfarë kënge do të këndoja. Faza e parë shkoi mirë, po ashtu edhe e dyta… Në fazën e fundit seleksionuese për këngëtaret që do të hynin në netët 'live' u skualifikova”.



“Ishte hera e parë që konkurroja për këngën dhe të them të drejtën u demoralizova pak. U thosha prindërve të mi duke qarë: ‘Unë nuk këndoj më’. Kaluan disa muaj dhe filluan audicionet e ‘Star Akademi 4’. Këtë herë ishte babai, ai që më mbushi mendjen të merrja pjesë në këtë 'talent-show', dhe shkoi aq mirë sa u shpalla fituesja”, ka treguar Elhaida në një intervistë për Gazetën Shqiptare.



Ajo kurrsesi nuk pranon se tashmë ka ndërtuar një karrierë në fushën e muzikës dhe me modesti pohon se i duhen ende shumë vite punë.

“Të tregohem e sinqertë, për mendimin tim, unë akoma nuk e kam një karrierë. Të kesh një karrierë duhet shumë punë, vite punë. Unë jam akoma në hapat e parë të krijimit të një karriere, që deri tani ka qenë e mbushur me momente shumë të bukura”, ka shtuar këngëtarja.
(Telegrafi)

Elhaida Dani Kujton Disfatën Në “Ethet E Së Premtes”