>
BIOSHQIP

Elhaida Dani Fiton çmimin “Sciacca” Në Itali

08-11-2013
Vijojnë arritjet për këngëtaren nga Shkodra Elhaida Dani. Ajo është nderuar me çmimin “Sciacca”, i cili shkon për talentet e reja që merren si shembull për brezat e ardhshëm . Këtë çmim Dani e ka marrë sigurisht në fushën e muzikës.

Ceremonia për dhënien e tij do të datën 16 nëntor në “Ponteficia Università Urbaniana” në Vatikan. Gjithashtu këngëtarja, e cila ka fituar edicionin e parë të “The Voice of Italy” është ftuar të këndojë përkrah disa nga emrave të mëdhenj të muzikës italiane dhe ndërkombëtare si Elisa, Caro Emerald, Patti Smith, Alex Britti, Asaf Avidan etj në edicionin e 21 të “Concerto di Natale”.

Koncerti do të zhvillohet në datën 7 dhjetor dhe më pas pritet të transmetohet në RAI 2, në prag të festës së Krishtlindjeve më 24 dhjetor.
(Xhulia Karavella/shqiptarja)

Elhaida Dani Fiton çmimin “Sciacca” Në Itali