>
BIOSHQIP

Elhaida Dani Ndez Qytetin E Lindjes

04-05-2014
Fituesja e “The Voice of Italy”, zëri magjik që do të bënte krenar çdo shqiptar, shkodranja 20-vjeçare Elhaida Dani ka dhënë të parin koncert recital në Shqipëri, në qytetin e saj të lindjes.

E shoqëruar nga Keli’s Band dhe me pjesmarrjen e mysafirëve në këtë natë si Alban Skenderaj, Jozefina Simoni dhe Arilena Ara, për 2 orë radhazi këngët e perzgjedhura të repertorit të saj më të mirë, ato të huaja dhe këngët homazh për divën e muzikës shqiptare qe nuk jëton më, Vaçe Zelën, ngritën në këmbë spektatorët që kishin tejmbushur teatrin “Migjeni”.

Ishte ky koncert që Elhaida përzgjodhi për të falenderuar të gjithë bashkëqytetaret e saj që për asnjë çast nuk kursyen mbështetjen ndaj saj.

“Emocionet janë jashtëzakonisht të mëdhaja, sapo mbarova koncertin, jashtëzakonisht shumë. Sinqerisht sidomos kisha aq emocione kur shikoja një sallë aq të mbushur, një sallë ku kam kënduar gjithmonë por që sot e pashë në një tjetër këndvështrim.

Ishin të gjithë njerëzit që kishin ardhur vetëm për mua dhe me të vërtetë është një ndjenjë që çdo artist, çdo këngëtar duhet ta provojë” u shpreh këngëtarja. Per here te pare Elhaida prezantoi edhe kengen e saj me te re “Kjo qe jam”, që së shpejti do të shoqërohet me një videoklip.

I pranishëm në këtë koncert ishte edhe Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë,Erjon Veliaj, deputeti Agron Çela dhe drejtues vendorë. Pas këtij koncerti, Elhaida Dani, do të vijë për publikun shqiptar me një tjetër koncert madhështor në Pallatin e Kongreseve, ku do të jenë të ftuar emra të njohur të muzikës ndërkombëtare.
(Express)