>
BIOSHQIP

Në Pritje Të Klipit Të Ri Nga Elhaida Dani

09-05-2014
Është këngëtarja fituese e "The Voice Of Italy" e cila na bëri të ndihemi krenar me talentin e saj. Është kjo Elhaida Dani e cila nuk po e harron vendin ku ka lind e është rrit duke e bërë një koncert falënderues për gjithë Shkodrën.



Me një hyrje triumfale në vendin që e rriti dhe deri diku kultivoi talentin e saj, këngëtarja Elhaida Dani, i ka dhuruar Shkodrës jo thjesht një koncert falënderues, por një koncert mirënjohje të thellë për një vend që e deshi dhe e do pafund. E për të treguar emocionet e finalizimit të këtij koncerti, jo rastësisht, Elhaida Dani ka zgjedhur ta çelë koncertin me këngën “I Believe I Can Fly”, duke vënë në dukje simbolikën e arritjes së suksesit dhe që me forcën e besimit gjithçka është e mundur, ndërkohë këngëtarja thekson rreth videos së këngës më të re “Klipi do të vij në 10 maj. Do të jetë në kanalin muzikor “YouTube” dhe gjithandej, me kompozim të Kledi Bahitit dhe tekst të Olti Currit është një këngë që për mua është shumë e rëndësishme dhe me të vërtetë shpresoj që të shkojë mirë”, tha Dani para një audience të madhe që e thërrisnin emrin e saj.



Ndërsa, skena është ndezur akoma më shumë teksa Elhaida ka kënduar këngën e titulluar “Refuzoj” në duet me Alban Skenderajn. Por, merret vesh se këngëtarja së shpejti do të mbaj edhe një koncert për adhuruesit e saj në kryeqytetin shqiptar, Tiranën.



Kujtojmë se këngëtarja 21-vjeçare është fituese “The Voice Of Italy” me mbi 71% të votave, e që deri më tani është rekord, ndërsa ka fituar edhe një kontratë me produksionin muzikor “Universal”. Ndërsa, viti 2012 është i paharruar për Elhaiden pasi publikoi albumin e saj të parë dhe më pas në festivalin “Top-Fest” u shpall fituese e çmimit të madh me këngën “S'je më”.


Në Pritje Të Klipit Të Ri Nga Elhaida Dani