>
BIOSHQIP

Një Selfie Me Elhaida Danin

24-05-2014
Si duket fenomeni ‘selfie’ nuk ka prekur vetëm kryeministrin e Republikës së Kosovës, ditë më parë edhe kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama u pa duke bërë selfie.

Kryeministri Rama kishte përzgjedhur që mënyrën më të famshme të fotografimit ta bëj bashkë me këngëtaren me prejardhje nga Shkodra, njëherësh edhe fituese e garës "The Voice Of Italy", Elhaida Danin.

Të dy dukeshin shumë të qeshur dhe të entuziazmuar për foton. Ndërkaq karshi fotos ishte edhe mbishkrimi “Selfie Edi Rma dhe Elhaida Dani’.

Tashmë shkodranja po shijon Shqiperinë dhe pas koncertit në vendlindje në fillim të ketij muaji, ajo performoi Live edhe në 10 vjetorin e lokalit "Taiwan" në Tirane.

Është padyshim një nga zërat më të fuqishëm të skenës sonë dhe publiku ka dëshmuar se e admiron punën e saj.


Një Selfie Me Elhaida Danin