>
BIOSHQIP

Elhaida Dani Flet Për “Vanity Fair Italia”

29-05-2014
Intervistë për revistën italiane “Vanity Fair Italia”, këngëtarja shkodrane Elhaida Dani ka folur rreth lidhjes së saj me një italian. Pyetjes nëse historia e saj e dashurisë vijon Dani i është përgjigjur negativisht:



Vazhdon historia jote e dashurisë?

Jo, historia që kam patur me një italian gjatë “The Voice” ka përfunduar rreth 3 muaj më parë.

Ishte shumë xheloz?

Jo, ishte një lidhje ku ndihesha e privuar nga hapësirat e mia, duhet ende të kuptoj disa gjëra në lidhje me meshkujt dhe tani do të doja të qëndroja e fokusuar në karrierën time.



Gjithashtu në këtë interviste ajo ka ndarë mendimet rreth edicionit të ri të “The Voice”, të cilin është shprehur se ndiente mjaft nostaligji dhe për këtë arsye nuk e ndiqte. Elhaida i ka këshilluar konkurrentët të mos nxitohen në vendimet e tyre si dhe të mendojnë më tepër për muzikën sesa për të bërë para. E pyetur për "Selfien" me Kryeministrin Rama, Dani ka ndarë këto mendime:

Përse kjo foto me Edi Ramën?



Kam kënduar në përurimin e një qendre tregtare për makina dhe Kryeministri pas një fjalimi më kërkoi të bënim një foto “Selfie”, të cilën e postoi menjehërë në të gjitha rrjetet sociale. Nuk e prisja ishte, isha shumë në siklet.

Të ketë rënë pak në dashuri me ty?

Ndoshta me zërin tim, por as me atë besoj.



Gjatë kësaj interviste për “Vanity Fair Italia”, Elhaida nuk ka lënë pa përmendur edhe koncertin që pritet të zhvillojë në Shqipëri si dhe projektet e tjera.
(xh.k/shqiptarja)

Elhaida Dani Flet Për “Vanity Fair Italia”