>
BIOSHQIP

Elhaida Dani, Zëri Që Pretendon Fitoren Në Festivalin E Rtsh-Së

02-11-2014
Po përflitet shumë së fundmi për festivalin e këngës në Radio Televisionin Shqiptar i cili do të mbahet në fund të këtij viti. Elhaida Dani, Enver Petrovci, Linda Halimi janë vetëm disa nga emrat të cilët kanë spikatur deri më tani. Elhaida, e cila vitin e kaluar u shpall si fituesja e The Voice of Italy këtë vit ka shprehur dëshirën e saj për të konkuruar në një kompeticion shqiptar. Ajo mendohet t1% jetë një nga zërat më të bukur të këtij festivali ndaj dhe dhumë fansa duan fitoren e Elhaidës këtë vit për të na përfaqësuar në EuroVision. Nuk do të jetë hera e parë pjesmarrja e saj në Festivalin e Rtsh-së, pasi ajo në këtë festival ishte paraqitur edhe në fund të vitit 2011 me këngën "Mijëra vjet", pikërisht në atë edicion ku kishte dalë fituese Rona Nishliu dhe Shqipëria pësoi ndritjen më të madhe në Eurovision. Por jo vetëm Elhaida do jetë një nga zërat më të bukur të këtij festivali: Mjellma Berisha, Andos, Bojken Lako, Gjergj Leka, Venera Lumani etj, do të jenë pjesë e këtij spektakli.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Elhaida Dani, Zëri Që Pretendon Fitoren Në Festivalin E Rtsh-Së