>
BIOSHQIP

Pas Lajmit Për Fejesë, Elhaida Mbyll Profilin Privat!

05-01-2015
Elhaida Dani është munduar që të demantojë fejesën me italianin Francesco Maria Longo, me profesion inzhinjer por nuk ka arritur ta argumentojë atë për faktin se Indeksonline gjatë trasmetimit të lajmit ditë më parë, vuri re që në profilin e këngëtares kishte një ndryshim statusi nga ''single'' në ''engaged - fejuar'' me personin e lartëpërmendur.

Por si duket këngëtarja nuk ka dashur që ky lajm dhe jeta private e saj të përflitet në shtypin rozë, e për këtë qëllim ajo e ka mbyllur profilin e saj privat duke e mbajtur të hapur vetëm faqen zyrtare.

Në profilin e të dashurit të saj tashmë nuk figuron asnjë lloj lidhje.
(Indeksonline)

Pas Lajmit Për Fejesë, Elhaida Mbyll Profilin Privat!