>
BIOSHQIP

Elhaida Dani, ''kontrata Ime E Re Në Panelin E Jurisë''

14-02-2015
Zbulon detaje të sukseseve të reja në Itali si dhe pjesëmarrjen në Eurosong
I'u dash të largohet nga Shqipëria për t'u zbuluar si talente e vitit në një nga qendrat europiane të muzikës, pasi fitoi vendin e parë në Romë, u kthye në Tiranë e fitoi festivalin e fundvitit.
Pas një kohe ajo do të përfaqësojë vendin në Eurosong që këtë vit do të mbahet në Vjenë të Austrisë. Në këtë rrëfim për Indeksonline, Elhaida tregon detaje mbi karrierën e saj që po e zhvillon në Itali, kontratë e re për një talent shou si juri si dhe një tjetër projekt për vitin e ardhshëm që do jetë kulmi i karrierës së saj.

Ke qenë konkurrente në festivalin e RTSH-së edhe në 2012, eksperienca juaj?

Atë vit konkuroi dhe Rona Nishliu dhe unë jam super fanse e saj, jam absolutisht dakord që fituese duhej të ishte Rona, atëherë ishte viti i parë që merja pjesë në atë event të rëndësishëm, më pas mora pjesë dhe në Top Fest, mendoj se isha akoma e re për të fituar një cmim aq të madh sic është festivali i fundvitit.

A po bëhesh gati për festivalin e Eurosong, mendon se do jetë fitorja e rradhës për ty?

Nuk jam aspak gati, jam apsolutisht e sigurt se s'do jetë fitorja e rradhës sepse jam spektike, do shkoj thjeshtë për të fituar një eksperiencë të re sepse nuk përfaqësoj vetëm veten por gjithë shqiptartët, do jap maksimumin dhe uroj të shkoj gjithëcka mirë.

E ke mbaruar versionin anglisht të këngës, po për video ke menduar?

Kënga është akoma duke u punuar, kompozitori meret me këtë gjë dhe së shpejti do shkoj edhe unë në Los Angeles për versionin e ri në anglisht, sapo të realizohet versioni i ri do punoj edhe për videon, për videon nuk e kam aspak problem sepse kam disa ide se si do duket.

Për momentin gjendesh në Itali, cilat janë të rejat që po bën atje?

Dje sapo firmosa një kontratë për një talent shou në Itali ku do jem pjesë e jurisë dhe po punoj për këngë të reja por jam e fokusuar më shumë për këngën e festivalit, punoj edhe për një event të ri që do filloj në 2016 por provat sapo kanë filluar dhe do jetë një projekt shumë i madh për mua që mund të bëj në jetën dhe karierën time.
(Indeksonline)

Elhaida Dani, ''kontrata Ime E Re Në Panelin E Jurisë''