>
BIOSHQIP

Elhaida Dani Sivjet Do Na Përfaqësojë Në Eurovizion

24-02-2015
Këngëtarja e mirënjohur shkodrane, Elhaida Dani, na bën më dije se sivjet do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Ja se çfarë kumton ajo për teksteshqip.com: "Mendoj se është e drejtë t'ju komunikoj personalisht vendimin e marrë dhe që më është komunikuar së fundmi. Këtë vit do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion me një këngë tjetër, nga ajo me të cilën u shpalla fituese e "FiK", në dhjetor të vitit të kaluar. Kënga është punuar në bashkëpunim me Zzap&Chris. Ky lajm do bëhet publik dhe zyrtar së shpejti, por dëshiroja që të isha unë ajo që jua komunikoj juve për herë të parë. Autori i këngës "Diell", për arsye personale dhe të pandryshueshme, ka vendosur të tërheqë këngën që pati kompozuar dhe do jetë, për fat të keq, e pamundur të këndohet nga unë në "Eurovision Song Contest 2015".
Duke respektuar këtë zgjedhje të tijën personale, dhe në dakordësi me RTSH-në, e mbi të gjitha duke respektuar rregullat e vendosura nga ESC, më është komunikuar që si fituese e “FiK”, unë duhet të përfaqësoj vendin tim në Vienë me një këngë të re. Urimi dhe dëshira ime është që ky vendim i papritur, që më është bërë i ditur, të mos sjellë pakënaqësi dhe polemika. Qëllimi mbetet ai që Shqipëria të ndahet me një rezultat sa më të mirë dhe të gjithë do punojmë sa më shumë për ta arritur.", ka përfunduar ajo.
(Arsim Kolari Teksteshqip.Com)

Elhaida Dani Sivjet Do Na Përfaqësojë Në Eurovizion