>
BIOSHQIP

Elhaida Dani Do Përfaqësojë Shqipërinë Me Këngën “I'm Alive”

24-02-2015
Sot, Elhaida Dani komunikoi lajmin se nuk do ta përaqësojë Shqipërinë në "Eurosong" me këngën "Diell", me të cilen fitoi në festivalin e fundvitit.



Arsyet tashmë janë të ditura. Kënga është tërhequr nga krijuesi i saj.

Megjithatë, Elhaida nuk ka mbetur pa këngë. Me të shpejtë është gjetur këngë për të dhe Shqipërinë. Bëhet fjalë për një krijim të producentëve kosovar Zzap dhe Chris. Kënga titullohet "I'm Alive" dhe tingëllon shumë mirë.



Tashmë, kjo këngë u është ofruar edhe organizatorëve të festivalit evropian.
(Indeksonline)

Elhaida Dani Do Përfaqësojë Shqipërinë Me Këngën “I'm Alive”