>
BIOSHQIP

Elhaida E Emocionuar

11-03-2015
Këngëtarja Elhaida Dani ka deklaruar se këto ditë po ndihet shumë mirë dhe njëkohësisht tejet e emocionuar.

Ajo ka emocione për shkak se ka filluar me xhirimet e videoklipit të këngës që do ta përfaqësojë Shqipërinë në "Eurovision".

Ndonëse në ditë me shi, Elhaida dhe ekipi xhirues nuk janë ndalur, por kanë punuar fortë drejtë arritjes së qëllimit final.

Siç kuptojmë, skenat e xhiruara do ti nënshtrohen procesit të montazhes dhe videoklipi do të jetë së shpejti gati, ku më pas do të publikohet edhe në "Youtube", në kanalin zyrtar të "Eurovision".
(Indeksonline)

Elhaida E Emocionuar