>
BIOSHQIP

Vjen Kënga Shqiptare Për Eurosong

15-03-2015
Këngëtarja Elhaida Dani do të përfaqësojë Shqipërin në festivalin e madh të Eurovisionit. Fillimisht kënga "Diell" ishte e përcaktuar nga festivali i Rtsh-së për të qenë përfaqësusese në Eurovision, por që më vonë kjo këngë u tërhoq nga vetë kompozitori i saj për t1% mos konkuruar.

E si zgjidhje e menjëhershme u pa gjetja e kompozitorëve të rinj & Elhaida u drejtua për në Kosovë tek producentët e talentuar Zzap & Chriss. Kënga e re quhet "I'm Alive" dhe është përfunduar e gjitha madje është finalizuar edhe me videoklip.

Teksti i këngës është shkruar nga Sokol Marsi, e ndërsa do të këndohet live në natën e parë të Eurovisionit që do të mbahet në Vienë.

Këngëtarja ka dhënë sqarime mbi përfundimin e këngës për fansat e saj në rrjetin e saj social në Facebook:

“Pas më pak se një muaj që filluam punën për një këngë të re, sot kemi një këngë për të cilën kam punuar me shumë dashuri, me tekst në anglisht dhe në shqip dhe së shpejti edhe në italisht. Dhe një video e punuar nga ‘Provideo’ me një fabulë që për mua është shumë e rëndësishme. Në një kohë rekord si kjo, kam dhënë më të mirën time dhe uroj shumë të shpërblej të gjithë ju për besimin që më dhuruar”
(B.A/Teksteshqip.Com)

Vjen Kënga Shqiptare Për Eurosong