>
BIOSHQIP

Elhaida Ia Ka “Frikën” Italisë Në Eurovizion

06-05-2015
Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani do të prezantojë Shqipërinë në gjysmëfinalen e parë në urovision me datën 19 maj. Ajo do të performojë e 14-ta me rradhë dhe po atë natë do të jenë pjesmarrëse edhe këto shtete: Greqia, Maqedonia, Estonia, Holanda, Moldavia, Finlanda, Belgjika, Armenia, Serbia, Danimarka, Bjellorusia, Rumania, Spanja, Austria, Franca, Rusia, Gjeorgjia dhe Hungaria. Ndërkohë që po pregaditet për atje, Elhaida po qëndron në Tiranë edhe për disa ditë. Ajo ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin "Mad Day" në MAD TV dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta ajo i u përgjigj edhe pyetjes së gazetares, se cila ishte kënga që ajo i ka pëlqyer më tepër, Elhaida është përgjigjur se është ajo e Italisë, “Grande Amore”. Në rast se Elhaida kualifikohet në finalen e Eurosong-ut, ajo do të performojë më 23 maj në Vienë.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Elhaida Ia Ka “Frikën” Italisë Në Eurovizion