>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri Nga Eli Fara Dhe Kastriot Tusha

13-02-2014
Këngëtarja e njohur shqiptare Eli Fara dhe tenori Kastriot Tusha kanë sjellë këngën “Nga Dashuria” për të gjithë fansat.

Ky projekt është publikuar një ditë para festës së Shën Valentinit për të gjithë adhuruesit.



Muzika është punuar nga Eli dhe Kastrioti, ndërkohë që teksti është shkruar nga këngëtarja Rozana Radi dhe video është punuar nga “Max Production”.

Eli vjen mjaft e kuruar në këtë video.

E veshur me një fustan të kuq mjaft elegant bie në sy fiziku i saj për tu pasur zili.



Duket qartë që Eli ka humbur disa kilogramë.

Sipas intervistave të dhëna më parë ajo është një praktikuese e rregullt e jogës.
(b.t/shqiptarja)

2 Fjalë Për Klipin E Ri Nga Eli Fara Dhe Kastriot Tusha