>
BIOSHQIP
Biografia
Për herë të parë, Elia Shena ra në sy gjatë spektaklit të vitit të kaluar, në talent shown “Top Girls” që transmetohej gjatë spektaklit “E diell” në Top Channel. Mes dhjetëra konkurrenteve, Elia u shqua si një ndër më të mirat, për të mos thënë absolutisht më e mira por që mosha e vogël e penalizoi suksesin absolut të saj.

Elia, doli e dyta në këtë spektakël që synonte lançimin e talenteve të reja në këngë dhe kërcim. Por, gjatë këtij viti nëse emri i fitueses të “Top Girl” thuajse u harrua, emri i Elia Shenës është në gojën e të gjithëve. 15 vjeçarja ka realizuar një klip i cili shfaqet gjatë gjithë ditës në BBF televizion, është lançuar nga Arian Çani në “Zonë e lirë” dhe mbi të gjitha Elia mahniti publikun me performancën e jashtëzakonshme gjatë fazës konkurruese te “Kënga Magjike” me kengen e saj "E boj une" ku arriti deri ne gjysmefinale dhe mori vendin e 30-të nga 48 kengetarë konkurues me 116 pike votuar nga vete kengetarët e festivalit "Kënga Magjike 2011". Por, këngëtarja nuk çuditet aspak me suksesin e saj. E ndjen që e ka të merituar, madje arrin gati në paturpësi kur thotë që nuk ndjen aspak konkurrencë me këngëtaret e tjera. E vërtetë apo jo, këtë gjë do ta vërtetojë më mirë koha, e cila sipas Elias është e gjitha në favorin e saj dhe nëse e përdor siç duhet nuk ka pse të druhet nga mosha e saj e re apo konsumizmi i parakohshëm si personazh.

Në Qershor 2011, Meri & Elia marrin pjesë në Top Fest 8 me këngën "Dua, S'dua".

Më datë 5 Gusht 2011, Elia publikon videoklipin "Game Over", në bashkëpunim me Lazy.

Në Nëntor 2011, Elia merr pjesë në Kënga Magjike 2011 me këngën "E Boj Une".

Në Nëntor 2012, Elia merr pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën "Je Ti", në bashkëpunim me Lazy.

Më datë 27 Qershor 2013, Marseli publikojnë videoklipin "Romano Cigano", në bashkëpunim me Elia & XOXO.

Në Nëntor 2013, Elia merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Endrra Jonë".

Në Shtator 2019, Elia merr pjesë në Kënga Magjike 2019 me këngën "Plagë Shpirti" dhe rikthehet pas 6 vitesh në këtë festival, me tekst të shkruar nga vetë ajo.

Më datë 6 Dhjetor 2019, Lazy publikon videoklipin "N’Bela", në bashkëpunim me Eliën. Teksti i këngës u shkrua nga Endrit Mumajesi & Lazy. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 2 Dhjetor 2021, Artur publikon videoklipin "Policia", në bashkëpunim me Eliën.

Më datë 14 Mars 2022, Artur publikon videoklipin "Policia (Remix)", në bashkëpunim me Elia, Dope Boyz, Nushi, Laioung.

Më datë 15 Maj 2022, Elia & Big H publikojnë videoklipin "G Me G". Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Elia & Big H. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 19 Nëntor 2022, Elia & Jetnis publikojnë videoklipin "N.T.F". Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Elia & Jetnis. Videoklipi u prodhua nga kompania Blerim Salillari Films.

Më datë 1 Dhjetor 2022, Klement publikon videoklipin "Valla Valla", në bashkëpunim me Eliën. Muzika e këngës u punua nga Sardi Mneri, ndërsa teksti u shkrua nga Deyzoh (Ronaldo Shtylla). Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 13 Shkurt 2023, Artur publikon videoklipin "Do Shoke", në bashkëpunim me Eliën. Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Artur & Elia. Produksioni audio u realizua nga Xhenty.

Më datë 10 Mars 2023, Addictive publikon videoklipin "Melodi", në bashkëpunim me Eliën. Teksti është shkruar në bashkëpunim nga Addictive & Elia, teksa për arranzhimin e këngës u kujdes Jeris Kaso. Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Jeris Kaso.
DËRGOI: