TEKSTESHQIP

Elina Duni
Krsital
Lyrics

Ka kohë që s’shihemi dhe ndjej
Si të harroj unë dal’ngadal,
Si vdes tek unë kujtimi yt
Si vdesin flokët dhe gjithçka.

Tani kërkoj unë posht’ e lart
Një vend ku ty të të lëshoj.
Një strofë a notë a një brilant
Ku të të lë, të puth të shkoj.

Në s’të pranoftë asnjë varr,
Asnjë mermer a morg-kristal,
Mos duhet vallë prap’ të të mbart
Gjysmë të vdekur, gjysmë të gjallë?

Në s’gjetsha hon ku të të hedh
Të gjej një fushë a një lujnajë
Ku butësisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund të të shpërndaj.

Të të mashtroj ndoshta kështu
Dhe të të puth e t’ik pa kthim
Dhe nuk do dimë as ne, askush
Harrim ish ky a s’ish harrim ?