TEKSTESHQIP

Elita 5
Bardh E Zi
Lyrics

Rasti, mbret i botës
themi vazhdimisht,
edhe pse asgjë
nuk po ndodh rastësisht

Koha vjen e shkon
por asgjë nuk ndreq
veten e ngushëllojmë
ka edhe më keq

E kërkojme të djeshmen
nuk e gjejmë askund
çdo fillim, e ka një fund

Në kafiteri, melodi e vjetër
na i zgjon kujtimet
e na kthen në kohë tjetër

Ndodh që e vërteta
shpeshherë quhet rrenë
çdo ditë përsëritet
i njëjti refren

Dikush punon për te jetuar
dikush jeton për të punuar

Bardh e zi
kjo është jeta,
ëndrra zhgënjehet nga e vërteta

DËRGOI: