TEKSTESHQIP

Elita 5
Vjedhesi I Endrrave
Lyrics

Ti je ëndrra ime e vjetër
murg modern për dashurinë
heshtjet e botës nëpër shekuj
përmbi dhimbjet tona rrinë
përmbi dhimbjet tona rrinë

Ëndrrën unë e vjodha
që ta kem për vete
në muzg te një vere
që se fshin harrimi
do ta var në mur
si pikturë moderne
sërish do të kthehem
t'ja nis nga fillimi

Në udhëkryq të harruar
janë ishujt e vetmisë
sfidon tmerret e kësaj bote
kënga ime e dashurisë
kënga ime e dashurisë

Ëndrrën unë e vjodha
që ta kem për vete
në muzg te një vere
që se fshin harrimi
do ta var në mur
si pikturë moderne
sërish do të kthehem
t'ja nis nga fillimi

Ëndrrën unë e vjodha
që ta kem për vete
në muzg te një vere
që se fshin harrimi
do ta var në mur
si pikturë moderne
sërish do të kthehem
t'ja nis nga fillimi

DËRGOI: