TEKSTESHQIP

Elita 5
Mohikani I Fundit
Lyrics

Nuk thonë kot
vjen era kah dera
njeriu korr atë që mbjell
kush është i lehtë
do ta marrë era
për mua do të nxjen diell

Në facebook
plot shkrime pa fytyra
sheshin shpirtin
me çdo cmim
une luftoj dhe gjej mënyra
se tradhëtoj kurrë
bendin tim

Jam Mohikani i fundit
këndoj, me këngë luftoj

Bota ime
pesë vija në pentagram
kënga ime
është arma që unë kam

Pesë gishta në dorë
me zemër të përshëndes
ELITA 5 - ELITA 5
gjithmonë unë do të mbes

Komente plot
në rrjetet sociale
ka ngec, nuk ec, nuk shkon
flasin për thashetheme e skandale
asgjë askush nuk ndryshon

Hej hej asgjë nuk duket okay
morali është i grisur
krejt duket deja-vu dhe replay
si gramofon i prishur

Jam Mohikani i fundit
këndoj, me këngë luftoj

Bota ime
pesë vija në pentagram
kenga ime
është arma që unë kam

Pesë gishta në dorë
me zemër të përshëndes
ELITA 5 - ELITA 5
gjithmonë unë do të mbes

Hej hej hej hej hej
ELITA 5

DËRGOI: