>
BIOSHQIP

Ç’thotë Elvana Gjata Për Fatin E Saj

30-05-2015
Elvana Gjatën nuk e bënë magjike vetëm potenciali i saj vokalistik, por edhe sharmi, bukuria dhe perfomanca e saj e dallueshme,për çka ka shkruar shpeshherë revista Kosovarja.

Çdo projekt apo angazhim i saj në art, përkthehet gjithnjë me sukses dhe pëlqehet shumë . Në pyetjen, a ndjehet person me fat, ajo përgjigjet:
Kur shikoj familjen, miqtë që kam pranë, Shqipërinë e bukur ku jetoj, muzikën që bëj, për atë ç’ka sot jam, po jam me fat.

Gjithmonë kam dashur të vij ndryshe.

Larmishmëria për një artist është më se e nevojshme, për të pasuruar figurën e tij- thotë Elvana , të cilës për fansat e saj të shumtë përzgjodhëm kësaj radhe disa fotografi të saj bardhë e zi, por që flasin shumë më shumë se ato me ngjyra.



(Indeksonline)

Ç’thotë Elvana Gjata Për Fatin E Saj