>
BIOSHQIP

Elvana Gjata Me Biznes Të Ri

24-06-2015
Këngëtarja Elvana Gjata përveq muzikës kohëve të fundit po mendon të merret edhe me biznes. Sipas disa burimeve ajo shumë shpejt do të hapë një dyqan veshjesh për nuse në Tiranë.

Butiku i saj do të mbajë emrin "Altar", e ndërsa këngëtarja muaj më parë në rrjetin e saj social twitter kishte postuar një status të me emrin #altar por që askush nuk e dinte se çfarë ishte.

Ndërsa tani e pyetur nga televisioni Klan ajo pranoi se shumë shpejt do ta hapë butikun e saj më të ri.

Nuk janë të pakta femrat e njohura të estradës që kanë butiqe, Morena Taraku, Agnesa Vuthaj e Ryva Kajtazi janë vetëm disa nga emrat që kanë biznese të tilla në Prishtinë.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Elvana Gjata Me Biznes Të Ri