>
BIOSHQIP

Elvana Me “Love Me” E Dyta Në Monako

04-08-2015
Mund të tingëllojë pak e çuditshme kur thuhet për këngët e disa prej këngëtarëve kanë sukses jasht vendit, por në fakt kjo del shpesh herë të jetë e vërtetë.

Së fundmi "Love Me" nga Elvana Gjata dhe Bruno, videoklipi i së cilit është realizuar me një telefon të thjeshtë mobil ka bërë që të pëlqehet edhe jasht vendit.

Nëpërmjet aplikacionit të njohur "Shazam" për smartphone, Elvana del të jetë e dyta në renditje në shtetin e Monakos.

Ajo ka pasur sukses gjithashtu edhe në youtube, ku ka marrë mbi 4 milion klikime deri më tani.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Elvana Me “Love Me” E Dyta Në Monako