>
LETERSISHQIP

15 Janar

15 Janar 99 kriminjelat janë qu n'kamë,
15 Janar para sabahut u masakru populli Reqakut,
nuk kursyn as fëmij në djep s'kursyn plakun 80 vjet,
n'vend të ngjarjes kush ka ardh,
është Vokeri ai shpirt bardhë,
fort ky burrë koka tmerru 44 i ka numru,
pse n'ket shekull kshtu me ndodh,
ska ndodh kund përveq në Kosovë,
kshtu veproi burri atë ditë kët masaker n'drit me qit,
kët masaker n'drit me qit, rrehi teli n'Amerikë,
rrehi teli burri botë, qaja hallin sot Kosovës,
fort Klintoni ish ngushtu shkoj Hollbrukun me vizitu,
ja nënshkrimin sot e du ja aksionin ka me fillu,
kshtu veproi ai burr i botës sot të lirë e gëzojm Kosovën,
brez pas brezi mos me harru, se Vokeri na ka ndihmu.