>
BIOSHQIP

“Shpirti Im” Hiti I Shën Valentinit

13-02-2016
Endri Kënga, njëri nga artistët më të talentuar të skenës sonë, siç duket, po përjeton ngritje në karrierë. Për festën e të dashuruarve (Shën Valentinin), Endri në bashkëpunim me këngëtaren simpatike, Sandrën, hodhi në treg videoklipin më të ri “Shpirti im”. Me mjeshtëri të rrallë për tekstin dhe muzikën është përkujdesur Vullnet Salihu, ndërkaq orkestrimin e ka bërë mjeshtri Xhuljo Imeri. Meritë për këtë super projekt kanë dhe Vani Rushiti e Vojsava Alia, të cilët me punën e tyre në studio I dhanë edhe më tëpër shije këngës. Xhirimet janë realizuar në vende mahnitëse, me ngjyra e petale tërheqëse që e bëjnë këtë klip të pasur me vlera artistike. Klipi u punua nga kompania e suksesshme Swart Albania dhe për pak minuta arriti të marrë 1 mijë klikime.
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)

“Shpirti Im” Hiti I Shën Valentinit