>
BIOSHQIP

Eneda Ka Vështirësi Në Rikthimin E Linjave

20-10-2013
Kanë kaluar pesë muaj prej se është bërë nënë dhe Eneda Tarifa vazhdon të luftojë me kilogramët e tepërt që i grumbulloi gjatë shtatzënisë.

Këngëtarja e njohur dhe prezantuesja e spektaklit të humorit “Portokalli” në muajin maj solli në jetë vajzën Aria, ndërsa akoma përballet me problemin që ka çdo nënë pas shtatzënisë.

Panorama ka sjellë një fotografi të Enedës të realizuar në hapjen e një klubi në Tiranë, ku ajo këndon së bashku me Elton Dedën dhe këngëtarë të tjerë.

Gjatë prezantimit të “Portokalli”, ajo ishte veshur me një fustan të gjerë, ku fshiheshin linjat trupore, mirëpo në skenën e klubit, Eneda është veshur sipas qejfit të saj, me ç’rast shihej se duhet ende punë për të hequr kilogramët që i kanë mbetur pas lindjes së fëmijës.
(Telegrafi)

Eneda Ka Vështirësi Në Rikthimin E Linjave