>
BIOSHQIP

Eni Koçi, Gati Klipi I Ri “Motivi Im”

29-06-2014
Eni Koçi shumë shpejt pritet të lansojë këngën e re me titull “Motivi im”, të cilës ia ka realizuar videoklipin.

Këngëtarja nga Shqipëria ka treguar se ajo e ka shkruar tekstin e këngës dhe ka bërë muzikën, ndërsa orkestrimi është bërë nga “Emotional beats”.

“Për videoklipin kam bashkëpunuar me Alexandrin. Xhirimet janë realizuar të gjitha te ‘Vila aeroport’ dhe kanë zgjatur afërsisht 12 orë”, ka treguar ajo për Bluetooth.



Ajo shfaqet e zhveshur në klipin e ri, ndërsa një fotografi nga ky klip ishte konsideruar si zhveshje e tepruar. “Jam aq e veshur sa për të mos u konsideruar e zhveshur”, është shprehur Eni duke reaguar ndaj atyre komenteve.

Kënga titullohet “Motivi im”, ndërsa motivi i Eni Koçit është: “Familja, muzika dhe ambicia për të pasur sukses në jetë, këto gjëra më motivojnë. Sa për motivin që ka teksti i këngës, s’ka lidhje me mua personalisht”.
(Telegrafi)

Eni Koçi, Gati Klipi I Ri “Motivi Im”