>
BIOSHQIP

Era & Ledri Do Të “Ndezin” Zone Club?

03-08-2015
Këngëtarja Era Istrefi & reperi i njohur Ledri Vula pa dyshim që janë më të kërkuarit këtë sezon për koncerte. Era edhe pse këtë vit ka startuar me koncertet e saj, po flitet se çmimi për një natë për 40 minuta performancë po sillet rreth 2500€. Ata sonte do të këndojnë edhe në Prishtinë në Zone Club. Përndryshe Era & Ledri kanë qenë me koncerte gati në të gjtiha vendet e Shqipërisë dhe tani kanë mbetur vetëm ca qytete të Kosovës. Kujtojmë që një nga mega koncertet që ata kanë mbajtur këtë sezonë është në "Hangover" në Gjakovë, të cilët edhe e kanë inçizuar me dron performancën e zjarrtë të tyre. Derisa presim atmosferën e Zone Club në Prishtinë, në videon e sipërme mund të ndiqni çastet nga performanca e tyre e zjarrtë atë natë në Hangover Club në Gjakovë.
(B.A/Teksteshqip.Com)