TEKSTESHQIP

Era Ramadani
Ejani O Fëmijë
Lyrics

Të kapemi në valle,
T`vallëzojmë me dashuri,
N` katër anët e globit
T`lëshojmë porosi:

Asnjë fëmijë në botë
T`mos jetë i uritur,
Asnjë lule në kopsht
T`mos jetë e pulitur.

Të kapemi në valle-
Fëmijë pa halle,
Për t`gjithë kalamajtë
Ka vend në këtë valle.

Me cicërrimat e zogjve
Me dëshirat flakëroshe;
Me ëndrrat e ylberta
Për dritën bardhëloshe.

Me jehun e kësaj kënge
Do t`i shembim brigjet.
T`kapur dorë për dore
Do t`i çelim shtigjet.