TEKSTESHQIP

Eranda Libohova
Kthehu Per Vehte Per Mua
Lyrics

Në parqe pemët ishin zhveshur
E zogjtë me radhë, shtegtoi vjeshta
Dikush më foli me zë mekur
Si fletë u drodha kur fryn era

Vetëm pak kohë kish kaluar
Nga verë e nxehtë që ne jetuam
…si ëndërr pa mbarim

Tani më shfaqesh tjetërsuar
Me djallin i bardhë
O tmerr qënke dashuruar

(refreni)
Jo s'je ti, jo s'je ti, se besojnë sytë
E buza fjalë s'nxjerr
Po përse, përse, përse
Mëkatin e bën strehë
…e bën strehë?

Jo s'duroj dot kur të shoh
Gjak e shpirt të helmuar.
Pse ti shkon n'atë terr, n'atë ferr
Vret lirinë e bekuar

Thuam kush të çoi në dëshpërim
Ty o ëngjëll krahë këputur në udhetim
Dil nga ky terr ku je verbuar
Zogjtë nga shtegtuan prapë do t'vijnë.
ç'do tu thuash, ku je strukur për një stinë
Dil nga kjo strofkë, grackë e mallkuar
Kthehu për vete për mua

Në parqe pemët ishin zhveshur
E zogjtë me radhë, shtegtoi vjeshta
Dikush më foli me zë mekur
Si fletë u drodha kur fryn era

Ky zëri yt më kish munguar
Pak kohë të ndarë e të paparë
Mu duk, një shekull ish

Tani mu shfaq i tjetërsuar
Nga djalli i bardhë
O tmerr, qënke mashtruar

(Refreni)

DËRGOI: