>
LETERSISHQIP

Bota Ku Rritem Unë

Si një vogëlushe e bukur
Rritem ç’do ditë unë,
Botën që më rrethon mua
E dua shumë.

Bota ku rritem unë
Ka shumë madhështi,
Dashuria, nderi e respekti
Janë armë e ardhmërisë.

Bota ku rritem unë
Pa mësim, pa dituri,
Do jetë e shëmtuar
Dhe pa lumturi.

Bota ku rritem unë
Ka të mirën e të keqen,
Duhet dashur mësimin
Që ta ndërtojmë jetën.