>
BIOSHQIP

Ermal Fejzullahu: “Babin E Takoj Më Shpesh Në Aeroport”

12-07-2014
Në një rrëfim ndryshe nga jeta vjen këtë herë këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu i cili në pika të shkurtëra sjell gjëra interesante mbi veten në atë pjesë që publiku nuk e ka njohur deri më tani. Si lindi bashkëpunimi me 2Ton? Me 2Ton jemi takuar shpesh në aeroporte edhe duke biseduar më ka pëlqyr si këngëtarë, më ka mbnritur në dorë kjo këngë dhe e kam parë të arsyeshme që të bashkëpunoj me të. Kjo është këngë e të dyve nuk është vetëme imja. Klipi është xhiruar në Prishtinë. Kënga është verore, klipi është pritur mirë. Në klip shihesh duke marrë reze me maicë, pse? (Qesh), unë nuk kam cfarë të them, me thënë se kam ndonjë trup të mirë hajde, esenca e klipit ka qenë ashtu. A ke hyp ndonjëherë në taksi? Sigurisht që po. Cfarë makine vozit? Një Range Rover. A je i pasionuar? Jo ama më pëlqejnë makinat.



A ke probleme në komunikacion? Normal, nuk ka njeri që nuk ka komunikacion vecanërisht këtu tek ne. A e don shpejtësinë? E dua, po. A ke vendosur për pushime? Vendi nuk është për pushime sepse fillon sezona, por preferoj pushimet në jug të Shqipërisë, edhe më afër edhe më mirë. A shkon në pushime me babain? Nganjëherë edhe po. Ke qejf të bësh jetë të mirë? Më shumë preferoj malin e jo detin.



A shikon televizior a sheh seriale? Gjitha zhanret e filmave e serialet jo. Të kishe qenë president cfarë kishe ndryshuar? Presidenti tek na nuk ndryshon gjë, të kisha qenë kryeministër e kisha bërë një shtëpi të madhe për vete (qesh). Nuk e di, ka shumë gjëra që duhet bërë mirë...nuk jam i lindur për atë punë. Pse je bë këngëtarë? Për arsye se kisha qejf të bëhem, disa thonë që më ka shty babai, ai ka qenë kundër kësaj por nëna ime më ka dhënë përkrahje shumë. Ju këndon vetëm femrave? Nuk ka gjë më të bukur se sa t'u këndosh atyre.



Sa femra i ka pasur Ermali? Janë të kaluara të jetës nuk është dicka që duhet përmendur, e shkuar e harruar e kam një këngën. Kur do bëj Ermali një duet me Sabriun? Kismet në fundvit do jetë dueti i realizuar, sepse me gjithë kam realizuar por me babin tim jo, dicka ka me qenë baladë. A ishe bë aktorë si babai? Më pëlqen si profesion, disa gjëra janë të lidhura me gjak e gjaku nuk është ujë, si i vogël kam pasur prirje por nëse do kisha ndonjë ofertë për film nuk më ka shkuar mendja se në cilin zhanër e kisha gjetur veten.



A bëhet babai nervoz me ty? Për shumë gjëra, më shumë me telefon e ai më thir në telefon e unë e mbaj pa zë, bëhet nervoz se jam trashur, bëhet nervoz se nuk i ruaj teshat, nuk jam i dhënë pas garderobës nuk e di pse. Kur e kam mar makinën e tij kur ai ka qenë në turne sepse gjith më ka ndodhur të bëj ndonjë aksident të vogël me makinën e tij e është dashur të ri tërë natën deri në mëngjes që të rregulloj makinën e ai mos ta sheh kur të kthehet. Herën e fundit kur je aksidentuar e ke thirur policinë edhe ke fletur në makinë? Po ne duke u nisur nga ajo që lodhemi gjatë mbrëmjeve më ka ndodhur në muajin mars një aksident në Prizren, telefonin pa bateri duke e pritur telefonin të mbushet kur erdhi policia mirëmëngjes mirëmëngjes mua më kishte zënë gjumi në makinë.



A din të pregatisësh? Jo nuk di, nuk bëj zgjedhje në ushqim por të pregadis nuk di. Ku takohesh me babin më së shumti? Më së shumti në aeroport. Ju tregoj një rast një mëngjes ai duke pritur të udhëtojë unë kthehesha dhe ai ishte duke blerë gazeta edhe unë mirëmëngjes axha Sabri a mundet një foto ai menjëherë po sigurisht e kur kthehet të më sheh mua, ej ku je more gomar, (qesh). Tha a bash këtu e gjete babain, se vetëm këtu shihemi! Të ka ndodhur të rrëzohesh në skenë apo ndonjë gjë komike? Po është normale ajo gjë ka pasur raste sigurisht.
(Express)

Ermal Fejzullahu: “Babin E Takoj Më Shpesh Në Aeroport”