>
BIOSHQIP

Ermalit I Pëlqen Dhurata Dora

10-02-2015
Ermal Fejzullahu këto kohë është aktual përmes hitit ‘’Tavolina’’, kësaj kënge që është shndërruar në më të dëgjuaren e klikuaren. ‘’Tavolina’’, që është një trio mes Ledrit, Lumit të grupit ‘’Kaos’’ dhe Ermalit që këndon në refren, u ka sjellur shumë sukses të tre këngëtarëve, që së fundi po shihen më shumë se kurrë së bashku. Ermali, deri më tani ka realizuar disa duete. Nuk është çudi nëse ai së shpejti do të bëjë diçka edhe me Dhurata Doren, të cilën thotë se e pëlqen. Fejzullahi për Indeksonline thotë: ‘’Ka shumë këngetar të rinjë të talentuar dhe të përgaditur profesionalisht, por mua më pelqen Dhurata Dora. Ështe një kengëtare shumë e mirë dhe mendoj se do të ecë shumë përpara e do të ketë sukses’’, thotë për portalin tonë Ermali.
(Indeksonline)

Ermalit I Pëlqen Dhurata Dora