>
BIOSHQIP

Mamaqi: Sa E Lehtë Do Të Ishte Nëse Turistët Do Të Ishin Shqiptarë

05-07-2015
Këngëtari Ermal Mamaqi ashtu si shumë të tjerë i revoltuar nga ngjarja e vrasjes së dy turistëve çek në Theth, ka reaguar me një status shpërthyes në facebook. Mamaqi ka thënë se mbase do të ishte më e lehtë sikur turistët të ishin shqiptar apo kinezë pasi për njerëz të tillë “nuk pyt njeri”. Ja se çfarë ka shkruar Ermali: “E mo peshk e sheh? Tmerr me çiftin Çek. Duket sikur të gjithë do ishin të lumtur sikur ata që u vranë të ishin Shqiptarë. Vetëm turistë të mos ishin. Këto gjëra ndodhin në çdo vënd të botës. E mo peshk…Kudo ka kriminel që vrasin dhe prishin “imazhin”. E mo peshk… ata nuk kanë hallin e atyre që vdiqën, ata kanë hallin e imazhit! Ah sa inat mo peshk… sa e lehtë do ishte sikur ata që u vranë të ishin Shqiptarë…ose Kinez, për këta nuk pyt njeri…”
(B.A/Teksteshqip.Com)

Mamaqi: Sa E Lehtë Do Të Ishte Nëse Turistët Do Të Ishin Shqiptarë