>
BIOSHQIP

Ermal Mamaqi Dhe Genta Si Dy “Beshereta”...

14-07-2013
Nderkohe qe gjithe njerezit normal te kesaj bote, aq me shume personazhet e famshem, bejne te pamunduren qe te duken sa me bukur ne sy te publikut, ka edhe disa "te cuditshem", si Ermal Mamaqi me Genta Ismajlin, te cilet shemtohen vete me pahir dhe e bukura e kesaj "shemtie" eshte qe nuk e kane aspak problem ta bejne ate publike. Natyren karagjoze te Ermal Mamaqit e njohim te gjithe, po ashtu jemi mesuar edhe me mimikat e tij te cuditshme, prandaj nuk na bejne shume pershtypje. Por Genten, ate kengetaren seksi qe te gjithe njohim, nuk e kishim pare ndonjehere ne kete gjendje. Kjo foto eshte shkrepur gjate kohes se fushates, kur te dy kengetaret ishin pjese e stafit te PD-se dhe ku, pervec impenjimit per te kenduar ne skene, jane argetuar shume edhe ne prapaskene me njeri-tjetrin. Gjithsesi, neve kjo foto na pelqen. Sa mire do te ishte te kishte me shume personazhe te tille, qe nuk rrine gjithe kohen te ngurte, per t'u dukur sa me bukur, por dine te bejne edhe humor!
(Panorama Plus)

Ermal Mamaqi Dhe Genta Si Dy “Beshereta”...