>
BIOSHQIP

Ermal Mamaqi: Momente Që Zgjasin Përjetë

28-10-2013
Ardhja në jetë e vogëlushit Joel sigurisht ka gëzuar pa masë këngëtarin Ermal Mamaqi dhe partneren e tij Amarda Toska.

Ermali, i cili është mjaft aktiv në faqen e tij në Facebook ka postuar foton e parë me vogëlushin, ku duken vetëm këmbët e tij të vogla.

Përkrah tyre ndodhet dhe Ami.

Një foto e cila përçon lumturinë e dy prindërve dhe shkëlqimin në sytë e tyre.

Komentet dhe pëlqimet kanë qenë të shumta nga fansat e Ermalit, të cilët kanë dhënë urimet më të mira për Joelin.

Sigurisht këto janë momente të cilat çdo prindër nuk do ti ndërronte me asgjë tjetër.

Këtë ka shprehur dhe Ermali duke shkruar në diçiturën e fotos:- “Momente që zgjasin përjetë”.
(Blerta Tusha/shqiptarja)

Ermal Mamaqi: Momente Që Zgjasin Përjetë