>
BIOSHQIP

Një Sfide Të Re Televizive Për Ermal Mamaqin

28-01-2014
Ka vendosur të rikthehet në shtëpinë e vjetër. Aty nga ku u largua bashkë me ndërprerjen e angazhimit të tij në “Portokalli”. Aktori i humorit shqiptar, Ermal Mamaqi, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” na zbulon për herë të parë detajet e shoë-t më të ri televiziv “6 ditë pa Ermalin”, sfidën e tij të re televizive dhe padiskutim thyerjen e rekordit në kinema me filmin “Femrat”. Më poshtë do të lexoni edhe detaje të një emisioni bashkëkohor, ku brenda tij do të pasqyrohet ana komike e realitetit shqiptar, por padiksutim do të jetë një talk-shoë komik me të ftuar special.

“6 ditë pa Ermalin” një emision që së shpejti do të marrë jetë... Pse pikërisht ky titull?

Titulli shpreh pikërisht atë që do të përmbajë emisioni: çfarë ka ndodhur në 6 ditët e javës (pa Ermalin) do të diskutohet ditën e 7-të, me Ermalin. Titulli erdhi si pasojë e një seleksionimi popullor në "fan page" e Ermal Mamaqit në Facebook. Sovrani, foli (qesh).

Çfarë do të përmbajë ky emision, ku konsiston?

Ky emision është bazuar mbi modele bashkëkohore amerikane të talk-showt komik, ku ka nga "të gjitha". Por, ideja është që të ndërtojmë një pasqyrë komike të realitetit shqiptar. Do të ketë të ftuar, do të ketë stand up acting.

Pas largimit tuaj nga “Portokallia” riktheheni sërish nën të njëtën çati. E kujt ishte ideja e këtij bashkëpunimi?

Ideja ishte e Alban Jahos dhe Gim Poçarit, në Digitalb të cilët ishin në kërkim të disa produkteve të reja cilësore për platformën Digitalb. Ata e kishin të qartë se çfarë kërkonin ndërsa unë e dija shumë mirë se çfarë kërkoja: një sfidë të re televizive, por, ku të kisha më shumë hapësirë krijuese e ku të mund të shprehja mundësitë e mia. Për fat, të dy palët ishim në kërkim të së njëjtës gjë, dhe fati i mirë qëndron tek fakti se po e kërkonim në të njëjtën kohë.



Emisioni “6 dite pa Ermalin” do të vij vetëm nga ju apo do të ketë edhe të ftuar?

Programi do të ketë në qendër "Ermalin", pra do të jem prezantues i vetëm - kjo është sfida e vërtetë para meje - por nuk do të mungojnë të ftuarit, personazhe të njohur e simpatikë që kanë bërë diçka së fundmi për të cilën ia vlen të flitet... me humor!

Do ti qëndroni besnik humorit apo do të trajtoni edhe tema të larmishme?

Të dyja këto! Temat do jenë të larmishme, doemos, përderisa do të trajtojmë përditshmërinë tonë. Por, filli që do i mbajë bashkë elementët e programit do të jetë humori.

Përveç emisionit, një sukses për ju në këtë kohë ka qenë edhe filmi “Femrat”. Një film që ka thyer rekordet e shikueshmërisë në Tiranë dhe Prishtinë?

"Femrat" ka qenë projekti më i rëndësishëm profesional i jetës sime deri sot. Jo vetëm se për herë të parë isha protagonist i një filmi, jo vetëm se ishte komedia e parë romantike prej mbi 20 vitesh, por edhe se suksesi që e pasoi ishte i përmasave që as ne nuk e pritnim. “Femrat” ka thyer tashmë të tëra rekordet e pas '90-s. Aktualisht filmi ka nisur të jepet edhe në Prishtinë, ku gjasat janë që të përsëritet suksesi i Tiranës. Gjatë promovimit, dhe premierës në Kryeqyetin e dytë të shqiptarëve konstatuam se gjuha dhe gjithçka që na bahkon është aq e fortë, sa filmi u pëlqye dhe u përjetua njësoj me humor edhe nga publiku prishtinali. Filmi do të vazhdojë ende të transmetohet në “Kino ABC” në Prishtinë. Pas Prishtinës, Prizreni dhe Gjakova janë dy etapat e rradhës.

Cilat janë projektet në vazhdim?

Marrëdhënia me “Digitalbin” parashikon një paketë projektesh që ne do të realizojmë së bashku. Përveç "6 ditë pa Ermalin" po planifikohet dhe një stand up comedy dhe një serial.
(shqiptarja)

Një Sfide Të Re Televizive Për Ermal Mamaqin