>
BIOSHQIP

Ermal Mamaqi: “Serbët Janë Mizorë”

20-04-2014
Ylli televiziv dhe aktori, Ermal Mamaqi, ka shprehur indinjatën e tij me ndodhitë e fundit pas performancës së Zdravko Clic në Tiranë, ku ai ka shfrytëzuar rastin në rrjetet sociale që të bashkëndjejë dhimbjen me atë që ka kaluar populli shqiptar i Kosovës.

Populli shqiptar nga Kosova ka përjetuar luftën për liri dhe pavarësi, teksa 15 vite më vonë në Tiranë performoi një këngëtar serb, për të cilin vet shqiptarët u ngritën në këmbë. Kjo sigurisht se ngriti polemika.



Ermal Mamaqi duket se është prekur shumë nga një reportazh në Top Channel, i cili kujtoi mizorinë serbe.

Menjëherë ylli televiziv shqiptar i emisionit "6 Ditë pa Ermalin" ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook, ku ai ndiqet nga më se një milion shqiptar, për të shprehur indinjatën e tij.



Me një fotografi, ku shihet komandant Xhafer Kadiri duke derdhur lotë trishtimi pas vdekjes së një prej ushtarëve të tij, e që është marrë nga një revistë franceze, ishte pikërisht Mamaqi ai që shfrytëzoi kopertinën e kësaj reviste franceze me komandantin Kadiri, për të shkruar një deklaratë prekëse.

"A janë lotë gëzimi për çlirimin apo janë dhimbje për atë që kaloi? Jam shumë i prekur dhe i tronditur nga emisioni Exclusive në Top Channel".



"Na kujtoi mizorinë serbe... Përulem me dhimbje para gjithë shqiptarëve të Kosovës që kaluan ato tortura të cilat edhe sot vazhodjnë t'i vuajnë në forma dhe dimensione të tjera".

"Ato vajza dhe gra që patën atë fat ç'njerëzor, meritojnë përkrahje dhe jo përçmim. zoti ua bëftë dhimbjen më të lehtë dhe t'i japi forcë për të gjetur shpresë", ka shkruar Ermali në Facebook.
(Telegrafi)