>
BIOSHQIP

Eva Ndoja: “Nuk Do Ju Zhgënjej”

03-09-2015
Eva Ndoja, këngëtarja e cila ishte mjaft shumë e angazhuar gjatë kësaj vere vjen në një intervistë ekskluzive për teksteshqip.com. Ajo ka rrëfyer disa nga sukseset që ka pasur këtë vit si dhe planet që ka për projektet e rradhës.

TeksteShqip: Eva, na trego pak si ishte kjo verë për ty dhe me çfarë po merreni aktualisht?

Eva: Kjo verë për mua ka qenë faktikisht shumë e ngarkuar por edhe e bukur, jam munduar ta shfrytëzoj çdo ditë të nxeht të kësaj vere nëpër vende të ndryshme.



TeksteShqip: Gjatë sezonës së verës publikuat edhe videoklipin "Jo Ma"? Na fol pak më shumë rreth këtij projekti?

Eva: Kënga "Jo Ma" është gjithashtu prodhim i producentave të njohur tashmë Zapp & Chriss, tekstin Getinjo, reperi i cili patëm dhe suksesin me hitin "S'jena mo", klipi është realizuar nga produksioni Fab 3, mendoj se është pritë mir.

TeksteShqip: Keni publikuar edhe një duet me Getinjon? Na trego sa pati sukses kënga?

Eva: Po kënga me Getinjo ka qenë ajo që më dha shumë dëshirë e vullnet të punoj më shumë pasi u pritë shumë shumë mirë. Dhe vazhdon akoma të jet këngë shumë e preferuar për njerëzit e kjo më bën të ndjehem tepër mir.



TeksteShqip: A ke qenë e angazhuar me koncerte?

Eva: Jo nuk nuk ka qenë ky synimi im që të hy me një këngë apo dy ta startoj menjëherë pa qenë e sigurt a jam gati ta bëj këtë, jo se kan munguar ofertat, kam pasur shumë dhe më vjen mirë por duhet shumë punë dhe unë po punoj shumë për ta arritë këtë siguri.

TeksteShqip: Po pushimet verore i ku i kalove?

Eva: Pushimet më shumë i kam kaluar në Shqipëri me familjen time por dhe në vende tjera, unë lëviz shumë në një kohë të shkurter s'knaqem me pak(qesh).

TeksteShqip: Cilat janë projektet e tua të ardhshme?

Eva: Projektet e rradhës janë normalisht të vazhdoj me muzikë, projektet do jenë të shumta, detajet tjera suprizë.



TeksteShqip: Ju jetoni në Zürich. Merreni me gjë tjetër atje përveq muzikës?

Eva: Po pjesën më të madhe të kohës jam andej, bëj herë pas here mbrëmje atje pasi unë kam kënduar 8 vite live në diskoteka të ndryshme të Zürich-ut. Tani jo shumë pasi jam e fokusuar tek planet e mija.

TeksteShqip: Na fol pak për jetën private?

Eva: Jeta private jo më kot quhet "privat", njëherë s'kam dëshir të jap detaje.



TeksteShqip: Po album keni menduar të realizoni?

Eva: Jo sepse nuk nevojiten, tashmë pasi iku koha e albumeve por ndoshta për dëshirën time pse jo do e realizoj kur të vi momenti.

TeksteShqip: Eva, faleminderit që pranove ftesën të ishe me ne në intervistë. Për fund dëshiron të shtosh diçka. Ti përshëndesësh fansat...

Eva: Faleminderit gjithashtu juve për intervistën, ju dëshiroj suksese në punën tuaj, padyshim që dua ti përshëndes përzemërsisht në radhë të par gjithë ato që më kanë mbështetur e më kanë ndenjur nga pas në këtë rrugë, e dinë ato cilat janë(qesh), dhe fansat shumë shumë shumë se sinqerisht më kanë pritur shumë mirë dhe do jap maximumin që mos ti zhgënjej kurrë, puthje të zjarrta për të gjithë.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Eva Ndoja: “Nuk Do Ju Zhgënjej”