teksteshqip.com
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


    Pyetje të përgjithshme

1. Pse u krijua teksteshqip.com?
Teksteshqip.com ka si qëllim të shërbejë si një enciklopedi multimediale për gjithë muzikën shqiptare. Stafi ynë prej 13 vjetësh administron faqe interneti me tekste këngësh të huaja. Menduam se muzika shqiptare dhe fansat e saj e meritojnë një faqe të dedikuar me tekste vetëm shqip dhe prandaj e krijuam. Gjetëm menjëherë mbështetjen e shumë artdashësve, autorëve dhe shtëpive diskografike dhe falë një pune të përbashkët kemi arritur të krijojmë arkiva mjat të kompletuar me tekste, këngë, videoklipe, albume etj. Tani pas 8 vjetësh, teksteshqip.com është kthyer në një nga faqet më të pëlqyera nga shqiptarët në të gjithë botën dhe rreth 25.000 vetë vizitojnë këtë faqe çdo dite.

2. Kush e drejton faqen teksteshqip.com?
Jemi një grup fansash të muzikës shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Diaspora dhe secili prej nesh jep kontributin e tij në shkallë dhe nivele të ndryshme me qëllimin e vetëm për të sjellë me anë të teknologjisë një tabllo sa më komplete të muzikës shqiptare ndër vite. Lexo më shumë

3. Dua të shkarkoj këngë mp3
Në teksteshqip.com NUK ka file mp3. Ne jemi PRO muzikës, por kundër piraterisë. një fan duhet ti çmoj artistët dhe JO ti vjedhi ata. Në teksteshqip mund të dëgjoni këngët, por për një kualitet më të mirë të muzikës, duhet të blini albumet.

4. Si e përcaktoni muzikën e preferuar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Diasporë?
Në bazë të vizitave në faqet e artistëve dhe teksteve dhe me anë të adresave IP. Klasifikimet na tregojnë me pak a shumë preferencat që kanë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Diasporës.

5. Pse renditja në faqen e një festivali në teksteshqip është ndryshe nga renditja zyrtare e festivalit?
Renditjet e Festivaleve në TeksteShqip, bëhen në kohë reale në bazë të vizitave në tekstet e këngëve pjesëmarrëse gjatë javës. Dmth renditjen nuk e bën stafi i teksteshqip, por e bëni ju.

    Pyetje mbi këngëtare/grupe

1. Pse këngëtari/grupi im i preferuar nuk është në Top 100?
Renditjen nuk e bën stafi i teksteshqip, por e bëni ju. Sa më shumë të shikohen tekstet e një këngëtari/grupi, aq më mirë pozicionohet në renditjen e përgjithshme.

2. Pse nuk ka këngëtarë të huaj në teksteshqip.com?
Teksteshqip është vetëm për tekste këngësh shqip dhe për artistët shqiptarë. Stafi ynë administron dhe një faqe me gati 1 milion tekste në gjuhë të tjera link.

3. Ju dërgova këngën e një këngëtari/grupi të ri por nuk u pranua
Gjatë fazës së verifikimit të këngëve të reja, stafi ynë bën një kontroll në Google dhe Youtube për të verifikuar nëse kjo këngë/ky grup egziston. Në rast se kjo këngë/grup egziston, na dërgoni bashkë me këngën një link ku mund të lexojmë info për këngëtarin/grupin/këngën.

4. Pse tek faqja e një këngëtari, nën "Bashkëpunime dhe Links", keni renditur këngë që nuk këndohen prej tij?
Renditja në "Bashkëpunime dhe Links" bëhet nga një motorr kërkimi që me anë të fjalëve kyçe rendit rezultate. Jo të gjitha rezultatet kanë të bëjnë me këngëtarin/grupin në fjalë.

5. Pse atje ku lexon "TAGS", emri i këngëtarit/grupit është i shkruar me gabime?
Si "TAGS" përdorim emër arti, emrin dhe mbiemrin e vërtetë, pjestarët e grupit, nicknames etj. Gjithashtu shumë njerëz kërkojnë një këngëtar/grup duke shkruajtur gabim emrin. Këto emra të gabuar, arkiviohen si TAGS në mënyrë që edhe kur të gabohet emri i këngëtarit/grupit, motorri ynë i kërkimit të japi rezultatin e duhur.

    Pyetje për tekste këngësh

1. Ku i gjeni tekstet e këngëve?
Tekstet e këngëve janë shkruar në mënyrë vullnetare nga vizitorë të kësaj faqeje, vetë autorët apo na janë dërguar nga shtëpitë diskografike.

2. Pse kjo këngë nuk ka tekst?
D.m.th. që askush nuk e ka shkruajtur akoma këtë tekst. Gjithsecili mund të kontribuojë duke plotësuar me tekste databazën tonë.

3. Si mund të dërgoj një tekst?
Në qoftë se këngëtari/grupi ndodhet në databazën tonë, shkoni në faqen e tij dhe klikoni mbi "Dërgoni tekste të tjera nga...". Në qoftë se ky këngëtar/grup nuk është në teksteshqip, atëherë klikoni këtu: link

4. Ky tekst ka shumë gabime
Nuk pretendojmë të kemi të gjitha fjalët e gjithë teksteve të sakta, por shpresojmë në ndihmën tuaj për të patur tekste sa më të sakta.

5. Si mund të korrigjoj një tekst?
Duke klikuar mbi "Korrigjo" që ndodhet në fund të tekstit.

6. Si mund të printoj një tekst?
Duke klikuar mbi "Printo" që ndodhet në fund të tekstit.

7. Ky nuk është teksti i kësaj kënge
kërkojmë ndjesë dhe kërkojmë ndihmën tuaj ose për të shkruajtur tekstin e saktë ose për t'ja sinjalizuar stafit, duke klikuar mbi "Korrigjo".

8. Ku mund të gjej tekste në gjuhë të huaja?
Stafi jonë administron dhe një faqe me gati 1 milion tekste në gjuhë të tjera link.

    Pyetje të tjera

1. Si mund të promovoj muzikë falas në teksteshqip?
Shumë artistë e konsiderojnë faqen tonë një platformë promovimi, duke zgjedhur kështu një mënyrë të thjeshtë dhe tërësisht falas për tu afruar me atë pjesë të publikut që zbulon të rejat në muzikë vetëm me anë të faqes tonë. Lexo më shumë

2. Cilët janë moderatorët/adminët e Chatit?
Moderatorë në Chat janë anëtarët më të spikatur në teksteshqip të cilët janë tashmë pjesë e stafit dhe të kësaj faqeje.

3. Pse më kërkohet adresa e-mail kur dua të bëj një koment?
Komentet në teksteshqip dërgohen nëpërmjet DISQUS, e cila është platforma më e përdorur në internet për komentim. Nëse zgjidhni të dërgoni një koment anonim, mund të shkruani një adresë e-mail të rreme. Komenti juaj do publikohet pa bërë asnjë verifikim.

4. Pse komenti im nuk u publikua?
Nuk do publikohen komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime. Kritikat për muzikën janë normale, por sharjet dhe ofendimet nuk lejohen. Asnjë këngëtar/grup nuk është tabelë qitjeje në teksteshqip ku secili mund të shajë me lloj-lloj fjalësh. E dimë se është shumë e thjeshtë për ju që në mënyrë anonime të shani, por nuk është as fisnike dhe as burrërore. Gjithashtu komentet që përmbajnë link dhe ato që sinjalizohen si ofensiv, do kontrollohen nga stafi.

5. çfarë ndryshimi ka versioni normal me versionin mobile?
Versioni Mobile është adaptuar për celulare dhe tableta, prandaj rezulton mjaft i reduktuar në krahasim me versionin normal të faqes.

6. Çfarë lidhje kanë faqet lyrics.al dhe teksteshqip.com?
Lyrics.al është një version anglisht që i ofrohet të gjithëve atyre që u pëlqen muzika shqiptare, por nuk njohin gjuhën shqipe.

7. Pse nuk u pranua përkthimi im?
Përkthimet duhet të bëhen nga ata që e njohin gjuhën në të cilën përkthehet. Ne ju ofrojmë Google si ndihmë për një përkthim gjeneral, por që përkthimi të këtë kuptim në shqip, duhen bërë redaktime nga ana juaj.

    Pyetje mbi fotot dhe biografitë

1. Pse ky këngëtar/grup nuk ka foto ose biografi?
Fotot dhe biografitë dërgohen në mënyrë vullnetare nga përdoruesit e kësaj faqeje. Kjo do të thotë se askush nuk ka gjetur dot një foto ose një biografi për këtë këngëtar/grup. Nëse mund të na ndihmoni, do t'ju jemi shumë mirënjohës. Në shumicën e rasteve, fotot dhe biografitë dërgohen nga vëtë artistët, ndaj ftojmë të gjithë artistët të kompletojnë profilin e tyre. Kjo faqe vizitohet nga 18.000 vetë në ditë dhe një profil i kompletuar me këngë, tekste dhe video, do bejnë që muzika juaj të jetë shumë pranë shqiptarëve në të gjithë botën.

2. Si mund të dërgoj një foto?
Duke klikuar mbi foton aktuale në profilin e këngëtarit/grupit ose nga faqja "Foto & News" e këngëtarit/grupit.

3. Gjeni një foto profili më të bukur se kjo s'më pëlqen
Stafi bën të pamundurën të bëj sa më shumë për këtë faqe. Por është normale që vetëm ne nuk mund të bëjmë shumë. Ndihma juaj ka qënë gjithmonë deçizive dhe shumë e çmuar. Ne mundohemi t'ju krijojmë mundësi që dhe ju ta ndërtoni këtë faqe bashkë me ne. Populli thote: "Gur, gur bëhet kala" apo jo?

4. Pse nuk po publikohet foto që dërgova sot?
Pranimi dhe publikimi i fotos bëhet brenda 24 oresh.

5. Dërgova një foto, por nuk u publikua
Domethënë që stafi ynë nuk mendon se foto që ju dërguat është e përshtatshme për këtë profil. Arsyet e refuzimit të një fotoje mund të jenë disa: përmasat e fotos janë shumë të vogla; Kualiteti është shumë i dobët; Foto ndodhet në arkivin tonë etj.

6. Foto që kam dërguar unë është më e bukur
çdo foto dërgohet nga dikush dhe ne nuk duam të mbajmë asnjë me hatër. Në rastin e fotove, mendojmë se në interesin e të gjithëve është që foto e profilit të jetë sa më e përshtatshme dhe prandaj i takon stafit me paanëshmërinë e vetë që ta përcaktojë këtë.

7. Kjo foto nuk është e këtij këngëtari/grupi
Kërkojmë ndjesë dhe ju lutemi të sinjalizoni stafin nga faqja e kontaktit link.

8. Kjo biografi është e gabuar.
Ju lutemi të korrigjoni çdo gjë që është gabim në biografi.

9. Si mund të korrigjoj biografinë?
Korrigjimet bëhen duke klikuar mbi "Dërgo korrigjime".

10. Dërgova një biografi por nuk u publikua.
Arsyet mund të jenë të shumta: Shumë e shkurtër; Shumë fjalë, por pa shumë informacion; etj.

    Pyetje mbi votimet/anketat:

1. Si funksionon Votimi i Javës?
Votimet bëhen me anë të adresës IP ose duke u rregjistruar në teksteshqip.com. Kjo do të thotë që të rregjistruarit mund të votojnë 2 herë. Do mundohemi që së shpejti të këtë një votë shtesë për çdo të rregjistruar në Facebook.

2. Si mund të votoj?
Kliko mbi "Voto" në pjesën e djathtë të faqes. Zgjidh një alternativë dhe Voto. Duhet të bësh Hyrje/Login në teksteshqip, që të votoni edhe si të rregjistruar.

3. Ku i gjeni temat?
Temat dërgohen nga të rregjitruarit e teksteshqip.com. Të gjitha temat shkojnë në një votim të veçantë nga ku zgjidhet tema fituese që bëhet automatikisht votimi i javës që vjen.

4. Si mund të dërgoj unë një temë për votim?
Të regjistruarit mund të klikojnë mbi "Krijo një anketë".

5. Pse anketat duket sikur përsëriten dhe nuk bëni anketa të veçanta?
Ne e kemi lënë me demokraci në dorën tuaj të zgjidhni temat që ju interesojnë më shumë dhe të votoni këngëtarët/grupet që ju pëlqejnë më shumë. Pra demokracia thotë se shumica fiton, prandaj edhe nëse temat përsëriten, domethënë që në këtë moment janë tema të nxehta dhe pëlqehen.

6. Pse u mbyll votimi?
Votimi zgjat 1 javë dhe mbyllet automatikisht dhe në të njëjtin moment fillon votimi i ri. Kjo ndodh çdo të djelë në orën 24.00.

7. Mund të rregjistrohem me një e-mail tjetër në mënyrë që të votoj 2 herë?
Ne nuk e këshillojmë. Që rezultati i votimit të jetë sa më i saktë, secili duhet të votoj vetëm 1 herë. Ide e mirë do ishte të ftoni miqtë tuaj në MSN, në Facebook, në Forume, me e-mail etj, për të ardhur në teksteshqip dhe për të votuar.

8. Pse nuk bëni votime për politikë, filma, seriale etj?
Kjo faqe vizitohet nga adhuruesit e muzikës dhe ne duam të mbetemi në kuadrin e kësaj fushe. Përjashtime mund të bëhen, por në përgithësi sondazhet tona do jenë rreth fushës së muzikës.

9. Stafi ka bërë hile në votim
Për stafin, suksesi i një ankete është pjesëmarrja juaj. Votimet bëhen që dhe stafi të kuptoj më shumë se çfarë pëlqeni ju më shumë dhe ku ta përqëndrojë punën e vet. Stafi nuk modifikon rezultatet e votimit.

    Pyetje mbi videoklipet e këngëve

1. Ku i gjeni videoklipet e këngëve?
Videoklipet merren nga Youtube në mënyrë manuale nga stafi ose nga viziotrët e kësaj faqeje. Faqja e Youtube vë në dispozicion videot për tu përdorur në çdo faqe interneti me anë të një kodi ku baza e të cilit është adresa URL. Zgjedhja për të marr videot vetëm nga youtube, bëhet edhe për të evituar problemet me të drejtat e autorit, pasi përgjithësia për videot në këtë rast është vetëm e YouTube.

2. Pse kjo këngë nuk ka video?
Nuk kemi arritur të gjejmë një videoklip për këtë këngë në YouTube.

3. Si mund të dërgoj një video?
Në rradhë të parë, video duhet dërguar në Youtube dhe kopjoni adresën URL që Youtube ofron. Hapni faqen e këngës në teksteshqip dhe klikoni mbi "Video Link".

4. Pse video ime e preferuar nuk është ne Top 100 videot zyrtare?
Renditjen nuk e bën stafi i teksteshqip, por e bëni ju. Sa më shumë të shikohet kjo video në teksteshqip, aq më mirë pozicionohet në renditjen e videoklipeve.

5. Video hapej deri dje, por sot nuk punon.
Kjo do të thotë që video është hequr nga YouTube. Ne bëjmë vazhdimisht zëvendësimin e videove që nuk hapen me video të tjera. Por edhe ju mund të ndihmoni për të përshpejtuar zëvendësimin e videos duke klikuar mbi "Video Link"

6. Pse videot nga ArkivaShqip nuk hapen më në teksteshqip.com?
ArkivaShqip ka vendosur të bllokojë videot e artistëve në gjithë portalet shqiptare.

    Pyetje mbi rregjistrimet

1. Si funksionon regjistrimi në teksteshqip?
Regjistrimi në teksteshqip është shumë i thjeshtë dhe 100% falas përgjithmonë. Çdo gjë mund të kryhet brenda pak sekondash. Plotësoni modulin e regjistrimit. Bëni kujdes të jepni një adresë e-maili të saktë sepse aktivizimi i regjistrimit bëhet me anë të adresës tuaj e-mail. Do ju dërgohet automatikisht një e-mail pas plotësimit të modulit, ku do ju kërkohet të aktivizoni regjistrimin tuaj. Klikoni në link dhe kaq ishte.

2. Pse duhet të regjistrohem?
Duke u regjistruar fitoni funksione ekstra në teksteshqip. Regjistrimi do duhet për të hyrë në faqe të caktuara. Zakonisht janë faqet ku dërgohet informacion si për shembull korrigjime, votime, kontakte etj. Secili do këtë një zonë të tijën në teksteshqip ku mund të gjej informacionet që i interesojnë më shumë.

3. U regjistrova. Pse nuk mund të hy tek zona*ime?
A e keni aktivizuar regjistrimin me anë të e-mailit që ju kemi dërguar? Nëse po, shkruani emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, ashtu siç janë të shkruajtur në atë e-mail Kujdes, emri i përdoruesit nuk është adresa e-mail, por ai që keni zgjedhur ju si username. Në rast se nuk e keni marr mesazhin tonë e-mail, klikoni tek zona*ime dhe pastaj mbi "Ridërgo E-mailin e Regjistrimit".

4. Për çfarë do e përdorni adresën time e-mail dhe të dhënat e mia?
NUK kemi asnjë qëllim të përdorim adrsën tuaj e-mail. NUK do ju dërgojmë asnjë newsleter. NUK do i japim askujt të dhënat tuaja. Adresa e-mail duhet eskluzivisht për verifikimin e regjistrimit dhe nuk do jetë asnjëherë e dukshme nga të tjerët.

3. Plotësova modulin e regjistrimit por nuk kam asnjë mesazh e-mail nga ju.
Ju lutemi të shikoni dhe në Junk/Spam, aty ku përfundojnë reklamat e-mail. Duke qënë një mesazh i dërguar automatikisht, mund të konsiderohet si reklamë. Kompania Microsoft që menaxhon adresat e-mail si Live/Outlook/Hotmail, ka aktivizuar një filtër që të bllokojë mesazhet e dërguara automatikisht. Në rast se keni një adresë e-mail të tillë dhe nuk arrini të regjistroheni, ju lutemi të provoni me një adresë e-mail tjetër si yahoo/gmail etj. Në qoftë se ju shfaqet mesazhi që regjistrimi juaj rezulton i paverifikuar, atëherë klikoni mbi "Ridërgo E-mailin e Regjistrimit".

6. Pse regjistrimi im është fshirë?
Kjo është një masë ekstreme që marrim në ato raste kur shohim që mungon minimumi i edukatës. Të regjistruarit e teksteshqip janë ata që po e ndërtojnë këtë faqe, por shumë herë na qëllon të hasim në disa që duan të bëjnë të kundërtën. Të dërgosh tekste të rreme, të sabotosh punën tonë, të ofendosh këngëtarët, të përdorësh regjistrimin për spam... janë disa nga arsyet pse një regjistrim mund të fshihet.




Kalendari
28/02/2015
Gëzuar Ditelindjen TeksteShqip Uron:
Big Mama
Big Mama
29 vjeç
Morena Dyli
Morena Dyli
25 vjeç
Enver Petrovci
Enver Petrovci
61 vjeç
R.I.P.     Përkujtojmë:
Emmy
Emmy
(1989-2011)
Dr. Flori
Dr. Flori
(1979-2014)

Votimi i Javës
   23 Shkurt - 1 Mars 2015

Cilen Kenge Preferoni?

  Ledri Vula - Elvana

  Leonora Jakupi - Ma Ngat

  Noizy - Looking At You

  Unikkatil - Si Ni Vakt

  Elvana Gjata - Je Ti (Digitalb)

  Bad Sight - Dallojna

Voto

Qender Dobesimi Equilybra